LAJMI I FUNDIT:

Prishtina edhe pas të hënës vazhdon me orarin e njëjtë të kufizimit të lëvizjes

Prishtina edhe pas të hënës vazhdon me orarin e njëjtë të kufizimit të lëvizjes

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se edhe pas të hënës masat e kufizimit të lëvizjes në kryeqytet do të mbesin ato prej orës 17:00 deri në ora 06:00.

Ahmeti ka pohuar se kështu kanë vendosur pas diskutimeve që ka pasur me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, transmeton Telegrafi.

“Sot, në diskutim me Ministrin Arben Vitia, diskutuam për gjendjen në Komunën e Prishtinës dhe masat e ndërmarra nga Komuna dhe MSH për të parandaluar përhapjen e virusit.  Përderisa deri më tani nuk kemi pas shpërthim në Prishtinë u pajtuam që ditët më të vështira na presin. Në mungesë të vendimit nga Kuvendi i Republikës, ministria e Shëndetësisë do të merr vendime individuale për secilën komunë. Masat e restriksioneve prej orës 17-06 do të vazhdojnë edhe pas të hënës”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.


I pari i Prishtinës ka lutur qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi./Telegrafi/

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10159660181972166

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Lajme
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori