LAJMI I FUNDIT:

Prishtina bëhet edhe me dy bulevarde

Prishtina bëhet edhe me dy bulevarde

Komuna e Prishtinës ka nisur punimet në rikonstruktimin e rrugës “Garibaldi” në qendër të qytetit. Ky projekt që kap vlerën e 238 mijë eurove, do të shndërrojë këtë rrugë në bulevard. Gjithashtu, brenda 3 ditësh pritet të nisin punimet edhe në një rrugë tjetër.

Edhe rruga “Perandori Justinian” pritet që të shndërrohet në bulevard. Ndërkaq, kostoja e saj është 211 mijë e 870 euro. Drejtori i Infrastrukturës i Prishtinës, Hysen Durmishi, ka thënë se në këto dy rrugë do të bëhen bulevarde moderne, shkruan sot Koha Ditore.

“Këto projekte do të përfundojnë brenda 90 ditësh pune. Rruga ‘Perandori Garibaldi’, do të rikonstruktohet prej hotel ‘Grand’ deri te Gjykata Kushtetuese, me ç’rast do të rregullohen trotuaret, të gjitha shkallët do të jenë të njëjta, e gjithashtu, do të shtrohet një shtresë e re e asfaltit në gjithë rrugën. Gjithashtu do të bëhen të gjitha kushtet për persona me nevoja të veçanta dhe do të krijohen kushte për të verbër. Gjithashtu, do të ketë edhe pjesë të gjelbëruara”, ka thënë Durmishi, shkruan Koha Ditore.


Ai ka shtuar se brenda 3 ditësh nisin punët edhe për rrugën “Perandori Justinian”. /Telegrafi/