LAJMI I FUNDIT:

Prishtina alarmon BE-në për rrezikun nga shtrirja e ndikimit rus në Kosovë

Prishtina alarmon BE-në për rrezikun nga shtrirja e ndikimit rus në Kosovë

Autoritetet në Kosovë tërheqin vërejtjen se ka sinjale që dëshmojnë për rrezikun e shtrirjes së ndikimit rus në Kosovë. Për këtë arsye, institucionet shtetërore të Kosovës janë ftuar të jenë sa më vigjilente, për çka është informuar edhe Bashkimi Evropian.

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se vendosja ilegale e pikave të shitjes së derivateve nga ana e Industrisë së Naftës së Serbisë në veri të Kosovës, paraqet një nga përpjekjet për rritjen e këtij ndikimi.

“Sinjalet më të fuqishme ndërlidhen me faktin që Rusia ka një lidhje të veçantë me Serbinë, madje ka edhe një qendër ushtarake në Nish, që është afër kufirit me shtetin e Kosovës “, ka thënë Tahiri, duke shtuar se institucionet e Kosovës dhe rajoni duhet të jenë të kujdesshme dhe të kenë strategji për të kundërshtuar dhe luftuar këto tendenca.


“Unë besoj se politikat strategjike të NATO-s ia kanë mbyllur rrugën Rusisë që të ketë dalje në Detin Adriatik, për faktin që rripi i NATO-s tashmë e mbulon gjithë bregun e Adriatikut prej Sllovenisë, Kroacisë, Malit të Zi, Shqipëri dhe Greqi, çka është shumë pozitive. Pra, Rusia nuk ka mundësi që të ketë qasje në Detin Mesdhe. Mendimi im është se përkundër agresivitetit rus, ndikimi i Rusisë mund të përfundojë vetëm brenda shtetit të Serbisë“, është shprehur Tahiri.

Se a kishte edhe përpjekje tjera të shtrirjes së ndikimit rus në Kosovë, nuk bëhet e qartë. Por, ajo që dihet është se në veri të Kosovës, ku katër komunat përbëhen nga popullata shumicë serbe, ka organizata të cilat angazhohen për fuqizimin e bashkëpunimit me Rusinë. Janë të paktën dy organizata të tilla, të cilat janë të regjistruara në Beograd: Shoqata “Vatra e Kosovës“ prezantohet se ka njëmijë anëtarë, kurse si qëllim e ka thellimin e bashkëpunimit humanitar dhe kulturor me Rusinë; ndërsa shoqata e solidaritetit serbo-sllav për “Kosovë e Metohi“ e Grigorie Stepanoviqit, e themeluar më 2010, prezantohet se ka rreth 200 anëtarë dhe se ka të njëjtat synime.

I kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, Verolub Petroviq, anëtar i shoqatës së miqësisë ruso-serbe, thotë se vite më parë aktiviteti i vetëm ishte dërgimi i disa fëmijëve serbe në Rusi. Sipas tij, vizitat nga Rusia në Kosovë janë të vështira për shkak të problemit të vizave.

“Bashkëpunimi tash për tash është i njëanshëm. Pra, më shumë nga ana e jonë, sesa nga ana e tyre“, thotë Petroviq.

Ndërkaq, shoqata e solidaritetit serbo-sllav, e formuar si organizatë jopartiake dhe joqeveritare, sipas kryetarit të saj, Momir Kasalloviq, ka si qëllim vendosjen e solidaritetit mes popujve sllavë. Ai thotë se i ka vizituar ambasadat e vendeve sllave, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, “për t’u treguar atyre pozicionin e serbëve të Kosovës lidhur me këtë vendim”. Por, shton se problemi qëndron te mungesa e mjeteve financiare, thekson ai.

“Gjithçka përfundoi me dëshira të mira dhe fjalë të mira. Nuk arritëm që konkretisht të bëjmë asgjë“, thotë ai.

Por, një nga nismat më serioze ishte ajo e iniciuar nga shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili me kreun e partisë së presidentit rus, Vladimir Putin, dhe Kishën Ortodokse Ruse, lansuan projektin për kthimin e serbëve në veri të Kosovës, përmes ndërtimit të lagjes “Lugina e diellit“.

Ky projekt ishte kundërshtuar nga Prishtina zyrtare, ngase ishte cilësuar si ilegal dhe pa lejen e institucioneve të Kosovës. Po ashtu, kishte kërkesa nga serbët e Kosovës që atyre t’u njihej shtetësia e dyfishtë serbo-ruse, por kjo ishte kundërshtuar nga Moska për shkak të mungesës së ligjeve që e rregullonin këtë fushë. /REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkëmbim zjarri mes dy grupeve, policia jep detaje nga vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Shkëmbim zjarri mes dy grupeve, policia jep detaje nga vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
Punëtorët serbë mblidhen para objektit të ish-komunës paralele në veri të Mitrovicës, kërkojnë rikthimin në punë

Punëtorët serbë mblidhen para objektit të ish-komunës paralele në veri të Mitrovicës, kërkojnë rikthimin në punë

Lajme
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Policia e Kosovës: Protestat në veri të Mitrovicës u zhvilluan të qeta dhe pa incidente

Policia e Kosovës: Protestat në veri të Mitrovicës u zhvilluan të qeta dhe pa incidente

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Kalo në kategori