LAJMI I FUNDIT:

Prish martesën për shkak të vjehrrës

Prish martesën për shkak të vjehrrës

Një italian ka arritur të realizojë prishjen e martesës duke arsyetuar kërkesën e tij me atë se vjehrra e tij “po i fuste hundët gjithkah”, ka njoftuar agjencia italiane e lajmeve Ansa.

Mashkulli 36-vjeçar i ka sqaruar para gjyqit se para lidhjes së martesës, në vitin 1998, kishte nënshkruar një marrëveshje me gruan e tij në të cilën thuhej se nëna e saj nuk duhet të përzihet në vendimet e çiftit bashkëshortor.

Sipas tij, ajo kontratë nuk është respektuar pasi që vjehrra gjoja është përzier tepër shpesh në jetën e tyre martesore.

Gjykata italiane ka miratuar shkurorëzimin e tij nga gruaja.