LAJMI I FUNDIT:

Princesha Abby është shpallur qeni më i shëmtuar në botë

Princesha Abby është shpallur qeni më i shëmtuar në botë

Princesha Abby, një qen i racës Chihuahua, ka kurriz të shtrembër, këmbë të shtrembra dhe është e verbër në njërin sy. Kjo ka mjaftuar që të shpallet si qeni më i shëmtuar në botë në garën e mbajtur në Kaliforni.

Abby në këtë garë pati konkurrencë të fortë përfshirë edhe qenin Pabsta, një qen i racës së përzier të boksierit gjerman, me dhëmbë të thyer, pjesëmarrës në këtë garë edhe vitin e kaluar.

Pronarja e qenit më të shëmtuar, Kathleen Francis, fitoi 1.000 dollarë në garën e 22-të tradicionale të mbajtur në Petalum.

“Unë nuk mendoj fare se qeni im është i shëmtuar. Për mua ai është qeni më i bukur në botë”, tha Francis.


Pronarja krenare qenin e kishte marrë nga veterinari i saj para pesë muajsh. Për Abbyn kjo ishte gara e parë prej se ishte shpëtuar nga rruga. Abby mori fronin nga Miss Ellie, yllin më të njohur të kësaj gare, i cili ngordhi kohë më parë në moshën 17-vjeçare. /Telegrafi/