LAJMI I FUNDIT:

Prifti i fiton 100.000 dollarë në lojë pokeri

Prifti i fiton 100.000 dollarë në lojë pokeri

Një prift i ri nga Kalifornia Jugore ka fituar 100.000 dollarë në një turnir televiziv të pokerit. Në fillim të turnirit kanë qenë 10.000 lojtarë, e në mesin e finalistëve janë gjetur vetëm disa prej tyre, në mesin e të cilëve edhe 28-vjeçari Andrew Trapp, i cili është bërë prift para dy vitesh.

Për pjesëmarrje në turnir ai ka marrë bekimin e kryepeshkopit pasi që qëllimi ka qenë të gjenden mjete për të mbështetur të sëmurët nga diereza.

Siç kanë raportuar mediat lokale, prifti Trapp në muajin dhjetor do të marr pjesë edhe në një turnir ku fituesi potencial do të merr 1.5 milionë dollarë. Në rast se fiton, të gjitha paratë e fituara gjithashtu do të jepen për të njëjtin qëllim. /Telegrafi/