KAN, transmetuesi kombëtar izraelit, ka nxjerrë detaje të mëtejshme lidhur me skenën e Eurovisionit 2019 së bashku me disa fotografi të reja.
Florian Wieder, projektuesi shumë i talentuar dhe i mirënjohur ndërkombëtarisht, i cili është prapa fazës për projektimin e skenës së Eurovisionit që sivjet mbahet në Tel Aviv, ka hedhur më shumë dritë mbi dukjen e skenës gjatë një interviste speciale të kryer nga Jonathan Rieger në kanalin televiziv izraelit, Keshet 12.
Wieder, një dizajner gjermano-hebraik, konsiderohet si një prej stilistëve më të mirë të skenës në botë dhe gjatë viteve ai ka projektuar skena të shumta për shumë shfaqje dhe ngjarje ndërkombëtare, përfshirë koncertin spektakolar të grupit të famshëm U2 në Brandenburg një dekadë më parë, shkruan EscToday, transmetonTelegrafi.

Ai ka projektuar disa herë skenën e Eurovisionit, duke përfshirë këtu edhe atë të vitit të kaluar në Lisbonë dhe gjatë intervistës së fundit të tij, ai zbuloi se kishte shpresuar për fitoren e Netës (këngëtares izraelite) në konkurrim.
Një skenë e bërë me porosi

Skena e Eurovisionit këtë vit përshkruan një diamant dhe përbëhet nga qindra trekëndësha. Sipas Wieder, skena që ai krijoi për Festivalin e Këngës në Eurovision 2019 në Tel Aviv kombinon elemente të traditës hebraike dhe frymëzohet nga Ylli i Davidit dhe 12 Fiset e Izraelit. Ai premton se skena e Eurovision 2019 do të jetë e jashtëzakonshme dhe e paharrueshme, një nga më të mirat ndonjëherë, me një hapje mahnitëse që do t’i lërë të gjithë të magjepsur.

Rreth autorit të skenografisë, Florian Wieder
Karriera e Florian Wieder përfshinë skenat e Eurovisionit në Düsseldorf (2011), Baku (2012), Vjenë (2015), Kiev (2017) dhe Lisbonë (2018). Ai ka punuar në projekte të mëdha si shfaqja “X Factor” në Britaninë e Madhe dhe ShBA, si dhe për skenën e festivalit ndërkombëtar, MTV Video Music Awards.
Florian është ndër projektuesit e skenës më të kërkuar në botë, që sot ka fituar shumë famë, emër dhe njohje. Ai ka fituar shumë çmime dhe ka punuar në shumë ngjarje dhe projekte ndërkombëtare në të gjithë botën.

Skena e Eurovisionit 2019 do të ndërtohet në Pavilionin e sapo ndërtuar të Expos, Tel Aviv.
Datat e Eurovision 2019 janë planifikuar të mbahen më 14, 16 maj (gjysmëfinalet) dhe 18 maj (finalja) në Tel Aviv të Izraelit. /Telegrafi/
Pamje tjera nga skena e “Eurovision 2019”:




Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Stresi për Gjestin: Nuk është lehtë të bësh dy Big Brother, e shoh fitues - është kryefjala

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Gerta për Eglin: E nxori Xumin për këtë gjë dhe e bën vetë, Aldo: Duhet të qeshësh sa herë flet për moral

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë