LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet ndërtesa e parë e ndërtuar me shishe plastike

Prezantohet ndërtesa e parë e ndërtuar me shishe plastike

Ndërtesa e parë në botë e punuar nga shishet e recikluara plastike, “EcoARK”, gjendet në Taipei të Tajvanit.

Ndërtesa ekologjike është e gjatë 130 metra, ndërsa është punuar prej një milion e gjysmë shishesh plastike, të strukturuara me metoda të posaçme arkitektonike të cilat kujdesen për ruajtjen e ambientit, dhe bazohen në tri parime: “Redukto, reciklo dhe përdore sërish”.

Ndërtesa është punuar nga firma Far Eastern Group (FEG), ndërsa është ndërtuar në atë mënyrë që t’i rezistojë tajfunëve të fuqishëm dhe tërmeteve të forta.

Kjo ndërtesë fitoi shtatë shpërblime ndërtimi, ndërsa do të përdoret si njëra prej 14 sallave të ekspozimit në ekspozitën e sivjetshme “Taipei International Flora Expo”, e cila hapet muajin e ardhshëm. /Telegrafi/