LAJMI I FUNDIT:

Pretendon se është më e moshuara në botë, turkja festoi ditëlindjen e 119-të – thotë se sekreti i jetëgjatësisë është ushqimi i shëndetshëm

Pretendon se është më e moshuara në botë, turkja festoi ditëlindjen e 119-të – thotë se sekreti i jetëgjatësisë është ushqimi i shëndetshëm

Şeker Arslan vikendin e kaluar festoi ditëlindjen e 119-të. Mediat turke raportojnë se në patentë shoferin e saj, thuhet që Şeker Arslan ka lindur më 27 qershor të vitit 1902, fakt ky që e bën personin më të moshuar në botë.

Arslan ka gjashtë fëmijë dhe 12 nipa e mbesa dhe thotë se jetëgjatësinë ia ka borxh gjeneve – e ëma e saj kishte jetuar 110 vjet. Ndërkaq e bija, Serap Jueksel, thotë se e ëma e saj jeton mirë fal ushqimit të shëndetshëm që përbëhet nga mjalti, buteri dhe djathi, transmeton Telegrafi.

“Buteri, mjalti dhe djathi kanë qenë gjithmonë në tryezën tonë. Dikur kam bërë jogurt, Akoma për darkë konsumon vezë të ziera”, ka thënë Jueksel duke shtuar se e ëma e saj pavarësisht që vuan nga Alzhajmeri, është vitale dhe nuk ka ndonjë ankesë tjetër.


Arslan ka festuar ditëlindjen e rrethuar nga familjarët që ia kishin huq paksa – pasi që në vend të 119 qirinjve në torte, kishin vënë 120.

Zyrtarët lokalë duan që edhe zyrtarisht ditëlindja e saj të njihet, dhe të futet në klubin e personave të gjallë mbi 100 vjeç.

Kujtojmë që personi më i moshuar që ndonjëherë është regjistruar ka qenë francezja Jean Kalmen që jetoi 122 vjet – nga 21 shkurti 1875 e deri më 4 gusht 1997. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kalo në kategori