Presidentja e Sllovenisë Natasha Pirc Musar, ka folur rreth organizatës së EUROPOL-it si dhe mundësinë e hetimit rreth prejardhjes së armëve që janë gjetur në Banjskë.
Ajo ka thënë se nëse jo EUROPOL, atëherë agjencitë e inteligjencës rreth Ballkanit Perëndimor dhe në Slloveni po e ndjekin situatën nga afër.
“Unë kam qenë Kryesuese e Organit të Përbashkët Mbikëqyrës të EUROPOL-it kur kam qenë Komisionere për Informacion, prandaj kanë kaluar shumë vite që kur unë nuk jam më atje. Por mund t’ ju siguroj, nëse jo EUROPOL, atëherë agjencitë e inteligjencës rreth Ballkanit Perëndimor dhe në Slloveni po e ndjekin situatën nga afër. Pra, më besoni, ata shkëmbejnë informacione, veçanërisht brenda vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Ata shkëmbejnë informacionin dhe jam shumë e sigurt se kanë një pamje realiste të asaj që po ndodh”, tha presidentja sllovene, Pirc Musar, në emisionin “Kallxo Përnime”.
Mëngjesi i 24 shtatorit(24.09.2023) zbardhi në Banjskë me një sulm terrorist që la të vrarë një pjesëtar të policisë, rreshterin Afrim Bunjaku. Që nga ajo ditë, zyrtarë policorë janë duke vazhduar të monitorojnë situatën në këtë zonë e madje edhe janë duke i vazhduar hetimet policore me qëllim të zbardhjes së sa më shumë detajeve e gjetjes së dëshmive të tjera për këtë rast.
Në pjesën në të cilën u sulmua policia e edhe në zonën afër Manastrit të Banjskës ditët e para qëndruan Njësitë Speciale Operative, e këto njësi pas qetësimit të situatës dhe uljes së rrezikshmërisë tash e tri ditë janë zëvendësuar nga Njësia e Reagimit të Shpejtë. Përgjegjësinë për sulmin terrorist që ndodhi në këtë fshat e mori ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq.
Ai bashkë me pjesëtarë të tjerë të grupit pas sulmit që kryen ikën në drejtim të Serbisë. Sipas autoriteteve të Kosovës, ky grup ka më shumë se 90 pjesëtarë, ku sipas policisë deri më tani janë identifikuar më shumë se 30 prej tyre. Radoiçiq u ndalua nga organet e drejtësisë në Serbi. Prokuroria e Lartë në Beograd kërkoi nga ana e gjykatës që ndaj tij të vendoset masa e paraburgimit. Mirëpo, diçka e tillë nuk ndodhi. Gjykata në Beograd e liroi atë nga ndalimi e ndaj tij mori disa vendime, përfshirë këtu edhe ndalimin për të hyrë në Kosovë.
Nga veprimet hetimore që u kryen nga PK u gjet një arsenal i madh armatimi në zonën e Banjskës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës