LAJMI I FUNDIT:

Presidentja Osmani për “HuffPost”: Ajo që po shohim në Ukrainë është e ngjashme me atë që përjetuam në Kosovë

Presidentja Osmani për “HuffPost”: Ajo që po shohim në Ukrainë është e ngjashme me atë që përjetuam në Kosovë

Presidentja e Kosovës ka pohuar se Vladimir Putinin po përpiqet që të kryejë gjenocid në Ukrainë. Në një intervistë ekskluzive për edicionin britanik të gazetës “HuffPost”, Vjosa Osmani tha se deklaratat e presidentit rus për “denazifikimin” e fqinjit të tij tregojnë synimet “për të shkatërruar tërësisht ose pjesërisht popullin e Ukrainës”. Pushtimi rus i Ukrainës ka shtuar frikën e Osmanit për veprime agresive kundër Kosovës nga Serbia, e mbështetur nga aleati prej kohësh, Rusia.

Osmani tha se konflikti i kishte sjellë “kujtime personale” të luftës së Kosovës të viteve të 90-ta, ku janë vrarë më shumë se 13 mijë njerëz dhe gati 1.5 milion shqiptarë ishin deportuar nga forcat e ushtrisë serbe, transmeton Telegrafi.

“Është absolutisht shkatërruese për të gjithë njerëzit e Kosovës të shohin këto imazhe të cilat për ne sjellin shumë kujtime personale”, tha ajo.


“Ajo që ne shohim në Ukrainë është shumë e ngjashme – gra që përdhunohen, civilë po vriten, fëmijë të vegjël po ashtu vriten, njerëzit që detyrohen të lënë shtëpitë e tyre – është absolutisht e dhimbshme. Kanë kaluar 20 vite, kështu që kujtimet për ne janë shumë, shumë të freskëta”.

Presidentja beson se Ukraina tani është gjithashtu viktimë e një “regjimi gjenocidal brutal” të ngjashëm me atë që kishte në shënjestër Kosovën në fund të viteve ’90-ta dhe që e detyroi NATO-n të niste një fushatë bombardimesh pasi përpjekjet diplomatike për të rivendosur paqen dështuan.

“Si ish-profesoreshë e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit, ne i njohim krimet e luftës kur i shohim”, tha Osmani duke shtuar se “Qëllimi këtu është i qartë dhe synimi është elementi kryesor i gjenocidit”.

“Unë besoj se tashmë ka shumë prova që gjykatat ndërkombëtare do t’i përdorin kundër Putinit dhe kundër qeverisë ruse për krimet që po kryejnë kundër Ukrainës. Kam besim se këto krime nuk do të mbeten pa u ndëshkuar. Fatkeqësisht, në rastin e ish-Jugosllavisë, ato kanë mbetur pa u ndëshkuar. Plagët janë ende të hapura”.

Osmani tha se ishte “inkurajuese” përgjigja e unifikuar e Perëndimit në dënimin e pushtimit të Putinit në Ukrainë, por tha se kishte “më shumë për të bërë, si në aspektin e sanksioneve ekonomike dhe veçanërisht kur bëhet fjalë për të pasur një politikë të dyerve të hapura për Refugjatët ukrainas”.

Ajo tha se pavarësisht kapaciteteve të kufizuara, Kosova i kishte mbajtur “dyert dhe zemrat tona të hapura” për refugjatët nga Ukraina.

“Ne e kemi kaluar këtë, ne vetë kemi qenë refugjatë dhe e kuptojmë se sa e rëndësishme ishte të shpëtonim jetën tonë që vendet në mbarë botën i mbajtën dyert e tyre të hapura për ne”, tha ajo.

Pushtimi rus i Ukrainës, i cili tashmë është në ditën e 13-të, ka shtuar frikën e Osmanit për veprime agresive kundër Kosovës nga Serbia, e mbështetur nga aleati prej kohësh, Rusia.

Tashmë ka shenja se Rusia po punon për të “destabilizuar” Ballkanin me ndihmën e “satelitit” të saj, Serbisë, tha Osmani, duke përmendur një stërvitje të përbashkët ushtarake dhe një gatishmëri për të dërguar armatim ruse në kufi në një mosmarrëveshje të fundit mbi targat e veturave.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, ka përdorur konferencat e fundit për shtyp për të akuzuar shqiptarët e Kosovës se po luftojnë në Donbas, gjë që presidentja kosovare thotë se nuk është e vërtetë.

“I vetmi vend në Evropë ku ka protesta pro Putinit është Serbia”, tha Osmani duke shtuar se “I vetmi vend në pjesën tonë të botës dhe Evropës, përveç regjimit të Lukashenkos [në Bjellorusi] që nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë është Serbia”.

“Fakti që ai [presidenti serb Aleksandar Vuçiq] nuk ka rënë dakord për të vendosur sanksione kundër Rusisë tregon se ai qëndron qartë me Rusinë për këtë. Dhe ndërsa në vitet 1990 Slobodan Milosheviqi me të vërtetë kreu krime në atë masë sa u quajt me të drejtë kasapi i Ballkanit, ajo që po bën tani Putin mund të themi se është kasapi i demokracisë”.

Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, por kjo e fundit ende nuk e njeh atë si shtet, dhe as Moska, dhe tensionet mbeten të larta edhe më shumë se 20 vjet pas përfundimit të luftës.

Në vitin 1999, Slobodan Millosheviq, ish-presidenti i Serbisë – atëherë pjesë e Jugosllavisë – u bë kreu i parë në detyrë i shtetit që u akuzua për krime lufte pasi një gjykatë e OKB-së e akuzoi atë për mizori në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjuajte sërish me armë në “Aktash” të Prishtinës

Gjuajte sërish me armë në “Aktash” të Prishtinës

Kronika e Zezë
Gjuajta me armë në Prishtinë, Policia jep detaje

Gjuajta me armë në Prishtinë, Policia jep detaje

Kronika e Zezë
Arrestimi i shtetasit të Kosovës që dyshohet se menaxhonte rrjetin financiar të Mossadit – Turqia kërkon informata nga Ministria e Drejtësisë

Arrestimi i shtetasit të Kosovës që dyshohet se menaxhonte rrjetin financiar të Mossadit – Turqia kërkon informata nga Ministria e Drejtësisë

Drejtësi
“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

Lajme
Arbëreshët i këndojnë komandantit legjendar Adem Jashari, i pranishëm edhe Lulëzim Jashari

Arbëreshët i këndojnë komandantit legjendar Adem Jashari, i pranishëm edhe Lulëzim Jashari

Lajme
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Lajme
Kalo në kategori