LAJMI I FUNDIT:

Presidentja në fund të mandatit interesohet për zhvillim ekonomik

Presidentja në fund të mandatit interesohet për zhvillim ekonomik

Presidentja Atifete Jahjaga, e shoqëruar nga drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Odës Ekonomik Amerikane në Kosovë (OEAK) dhe Odës Ekonomike Gjermano Kosovare (OEGJK), fillon sot vizita në disa komuna të Kosovës, me qëllim të përkrahjes së zhvillimit ekonomik lokal dhe përkrahjes së investimeve të huaja në vendin tonë.

Gjatë ditës së sotme, Presidentja Jahjaga do të vizitojë komunën e Klinës, të Istogut, të Pejës, të Deçanit dhe atë të Junikut.

Në një deklaratë bërë për media, para fillimit të vizitave, Presidentja Jahjaga tha se e ka marrë këtë iniciativë me asociacionet e bizneseve, për të nxitur një dialog të nevojshëm dhe të munguar për zhvillimin ekonomik, punësimin dhe investimet e huaja. “Është tashmë e qartë që zhvillimi ynë ekonomik varet nga krijimi i një klime të favorshme investimi, pa pengesa administrative, me sundim të fortë të ligjit dhe konkurrencë të barabartë. Vizita ime së bashku me Odat ekonomike ka për qëllim adresimin e drejtpërdrejtë të këtyre pengesave për të ndihmuar bizneset që të depërtojnë në Kosovë, në përpjekje për të ulur papunësinë dhe për të ngritur kualitetin e jetës në Kosovë”, tha ajo.


Jahjaga ka theksuar se gjatë tërë mandatit të saj e ka adresuar zhvillimin ekonomik në mënyra të ndryshme, prej komunikimeve të drejtpërdrejta me investitorë të huaj e deri te inicimi i partneriteteve strategjike. “Duhet t’i adresojmë me urgjencë edhe problemet në nivelin komunal sepse pa i tejkaluar këto sfida është e vështirë të sjellim investitorë në Kosovë. Unë jam e përkushtuar të kontribuoj deri në ditën e fundit të mandatit tim për të krijuar një ambient të favorshëm për investime”, tha Presidentja Atifete Jahjaga e cila përfundon mandatin në prit të këtij viti.

E, Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë se është shumë mirë të fillohet viti i ri me prioritete për zhvillim ekonomik. “Është një aktivitet që e promovon një impakt të mirëfilltë publiko privat, është një motivim për sektorin privat dhe është një dëshmi se në Kosovë prioritet i prioriteteve duhet të jetë zhvillimi ekonomik, dhe në qoftë se ky prioritet ka mbështetjen nga e para e Republikës së Kosovës, Presidentja Jahjaga, atëherë vërtet për ne si përfaqësues të biznesit është një lehtësi, motivim dhe një dëshmi që Kosova ka ardhmëri dhe zhvillimi ekonomik duhet të jetë prioritet. Faleminderit për përkushtim dhe për mbështetje zonja Presidente”, tha Gërxhaliu.

Ndërkaq, Arian Zeka, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës (OEAK), tha se odat e biznesev e kanë ëprgatitur një dokumentë me çështje me të cilat bizneset përballen nëpër komuna të ndryshme.

“Janë disa probleme të cilat i kemi identifikuar dhe që presim që t’i komunikojmë bashkërisht. Plani është që gjithashtu brenda një periudhe të shkurtër të bëjmë sërish vizita, por herën tjetër të bëjmë nëpër kompani, që të shohim nëse ka pasur lëvizje nga ana e kryetarëve të komunave në drejtim të adresimit të këtyre çështjeve që i kemi identifikuar”, theksoi Zeka.

Kurse Albert Matoshi, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Gjermane, tha se iniciativa e presidentes ëhstë shumë e mirë e cila ka gjetur përkrahjen edhe të Odës Gjermane. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori