LAJMI I FUNDIT:

Presidentin Biden ‘e tradhton mikrofoni’, teksa lëshon fjalë të këqija në drejtim të një gazetari në Shtëpinë e Bardhë

Presidentin Biden ‘e tradhton mikrofoni’, teksa lëshon fjalë të këqija në drejtim të një gazetari në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan, Joe Biden, u dëgjua duke lëshuar fjalë të këqija në drejtim të një gazetari të kanalit Fox, pas një ngjarjeje në Shtëpinë e Bardhë të hënën pasdite.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, komenti i tij erdhi pasi gazetarët po bënin pyetje derisa dilnin nga dhoma Lindore pas një takimi të Këshillit të Konkurrencës në Shtëpinë e Bardhë mbi përpjekjet për të ulur çmimet.

Korrespodenti i Fox për Shtëpinë e Bardhë, Peter Doocy e pyeti Bidenin: “A do ta pranoni një pyetje mbi inflacionin…? A mendoni se inflacioni është një përgjegjësi politike në terma afatmesëm?”.


“Është një aset i madh – më shumë inflacion”, tha Biden. “Çfarë idioti”.

Doocy ndërkohë tha në Fox të hënën vonë në mbrëmje se Biden e telefonoi atë për t’i kërkuar falje për komentin.

“Brenda rreth një ore nga ai shkëmbim, ai më telefonoi dhe më tha: ‘Nuk kam asgjë personale’”, tha Doocy.

“Unë e vlerësova. Patëm një telefonatë të mirë”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Botë
Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Azia
Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Botë
Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Botë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Kalo në kategori