LAJMI I FUNDIT:

Presidenti urdhëroi organizimin e garës së bukurisë për kuaj

Presidenti urdhëroi organizimin e garës së bukurisë për kuaj

Presidenti i Turkmenistanit nxjerri një dekret sipas të cilit çdo vit duhet të mbahet gara shtetërore e kuajve më të mirë.

Kurbanguly Berdymukhamedov, i cili ka pushtet absolut në këtë shtet, urdhëroi që gara të mbahet në prill dhe në të marrin pjesë kuajt e racës së vjetër akhal teke. Kuajt më të mirë do të zgjidhen për të promovuar famën e “racës hyjnore” në mbarë botën. Berdymukhamedov është i njohur si adhurues i madh i kuajve.

Raca akhal teke e kuajve është e njohur për qimen shkëlqyese, këmbët dhe qafën e gjatë, ndërsa janë të njohur për shpejtësinë dhe fuqinë e tyre. Turkmenistani është shteti i vetëm i ish Bashkimit Sovjetik në Azinë Qendrore në të cilin ndalohet rreptësishtë ngrënia e mishit të kalit.

Po ashtu në këtë garë do të ndahen çmime special për tepihun më të mirë për kuaj, shalën më të mirë, portretin më të mirë dhe skulpturën më të mirë të kalit, njofton BBC. /Telegrafi/