LAJMI I FUNDIT:

Presidenti ukrainas shfaqet në llogoret e luftës gjersa rusët po marrin pozicionet e tyre

Presidenti ukrainas shfaqet në llogoret e luftës gjersa rusët po marrin pozicionet e tyre

I veshur “gjer në dhëmbë”, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky lëvizi vjedhurazi me trupat ushtarake nëpër llogoret dhe tunelet që formojnë vijat e tensionuara të frontit në lindje të vendit të tij.

Zelensky, i veshur me një xhaketë dhe helmetë maskimi, vrapojë me sigurimin presidencial për të arritur në cakun, ku mëtanë tyre ishin pozicionuar forcat ruse.

Kjo zonë afër Mariupolit është një vend i rrezikshëm për t’u vizituar nga presidenti i një vendi, por kjo nuk e ndalon Zelenskyn, i cili i dha CNN-së qasje të paparë nga vijat e frontit.


“Nëse vizitoj një bazë ushtarake, djemtë në front do të dëgjojnë për këtë dhe do të mendojnë se i kam harruar”, tha Zelensky për CNN-ën.

Me trupat ruse që grumbulloheshin në anën e tyre të kufirit me Ukrainën, SHBA dhe aleatët e saj të NATO-s deklaruan mbështetje politike dhe ushtarake për Ukrainën, transmeton Telegrafi.

Më shumë armë, më shumë para për të luftuar dhe, ç’është më e rëndësishmja, më shumë mbështetje për t’u bashkuar me NATO-n, aleancën ushtarake perëndimore ku një sulm ndaj një anëtari i bën të gjithë të përgjigjen, shpjegoi ai.

Ukraina thotë se një ushtar u vra në lindje, derisa rriten tensionet me Rusinë
Lexo po ashtu Ukraina thotë se një ushtar u vra në lindje, derisa rriten tensionet me Rusinë

“Nëse ata [SHBA] e shohin Ukrainën në NATO, ata duhet ta thonë atë drejtpërdrejt dhe ta bëjnë atë. Jo fjalë”, tha Zelensky.

Por shanset për këtë janë të pakta, mes shqetësimeve se lëvizja e Ukrainës më pranë anëtarësimit në NATO, do të provokojë Moskën, duke ndezur ndoshta një konflikt më të gjerë.

Ndryshe, në vijën e frontit, Zelensky mbajti një minutë heshtje për të rënët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Botë
Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Botë
Të paktën 32 persona janë nxjerrë në breg pasi një anije cisternë shpërtheu, pas përplasjes me një anije mallrash në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar

Të paktën 32 persona janë nxjerrë në breg pasi një anije cisternë shpërtheu, pas përplasjes me një anije mallrash në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar

Botë
Shefi i NATO-s në Sarajevë: Nuk është viti 1992 - sulmet ndaj rendit kushtetues janë të papranueshme

Shefi i NATO-s në Sarajevë: Nuk është viti 1992 - sulmet ndaj rendit kushtetues janë të papranueshme

Bosnja
Një zyrtar i Kievit tregon se çfarë do të propozojë Ukraina në bisedimet me SHBA-në në Arabinë Saudite

Një zyrtar i Kievit tregon se çfarë do të propozojë Ukraina në bisedimet me SHBA-në në Arabinë Saudite

Botë
Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Botë
Kalo në kategori