Pasi postoi në Twitter një video mbrëmjen e së dielës ku thoshte se po “merrte raporte të shkëlqyera” nga mjekët, Presidenti Donald Trump premtoi një befasi të vogël për mbështetësit e tij jashtë spitalit ku po trajtohej për COVID-19.
Ai pastaj u largua përkohësisht nga Qendra Kombëtare Mjekësore Ushtarake “Walter Reed” brenda një automobili të blinduar i shoqëruar nga agjentë të Shërbimit Sekret, për të përshëndetur mbështetësit që kishin ardhur jashtë spitalit dhe që brohorisnin me flamuj në duar.
“Presidenti Trump bëri një udhëtim të shkurtër me autokolonë, që u vendos në minutën e fundit, për të përshëndetur përkrahësit e tij jashtë dhe tani është kthyer në Suitën Presidenciale brenda spitalit Walter Reed”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere në një deklaratë.
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) October 4, 2020
Një mjek në siptalin “Walter Reed” e quajti veprimin të papërgjegjshëm.
Dr. James Phillips, i cili është gjithashtu shef i mjekësisë së fatkeqësive natyrore në Universitetin “George Washington”, shkroi në Twitter se automjeti special ku ndodhej presidenti është i izoluar ndaj një sulmi kimik.
“Rreziku i transmetimit të COVID19 brenda tij është aq i lartë sa i tejkalon procedurave mjekësore. Papërgjegjshmëria e treguar është befasuese. Mendimet e mia janë me Shërbimin Sekret që ishte i detyruar ta shoqëronte”, shkruan Dr. Phillips, duke iu referuar shoferit dhe një agjenti shoqërues në ulësen e përparme, të cilët dukej se mbanin maska dhe kostum për t’u mbrojtur nga infektimi.
“Ishin marrë masat e duhura paraprake për ekzekutimin e kësaj lëvizjeje për të mbrojtur presidentin dhe të gjithë ata që e mbështesin, përfshirë mjete mbrojtëse personale”, tha zoti Deere, zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë. “Lëvizja u realizua me lejen e ekipit mjekësor si diçka e sigurt, që mund të bëhej”. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së
Çudia: Ishte zhdukur 12 vjet më parë, plazhi rishfaqet brenda natës (Foto)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa