Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të vizitës së tij në Republikën e Shqipërisë, është takuar edhe me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Presidenti Thaçi ka thënë se bashkëpunimi dypalësh i Kosovës dhe Shqipërisë udhëhiqet nga qasja vëllazërore dhe interesi i përbashkët për të thelluar ndërveprimin politik, ekonomik e kulturor, si dhe për të avancuar procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, projekt themelor ky në shërbim të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit.
Ai është shprehur se pas marrëveshjeve dypalëshe dhe mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive, shkëmbimet tregtare mes dy shteteve ka arritur shifrën e 200 milionë eurove.
“Bashkëpunimi dhe partneriteti strategjik i kanë dhënë një dimension shumë më konkret dialogut dhe veprimit ndërqeveritar, me synim jetësimin e politikave të përbashkëta strategjike”, ka thënë presidenti Thaçi.
Ndërkaq, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, theksoi se i rëndësishëm në këtë mes është edhe bashkëpunimi në kuadër të Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor, sepse që nga takimi i Berlinit në gusht 2014, Bashkimi Evropian ka mbështetur një numër të rëndësishëm të korridoreve qendrore të infrastrukturës që do të lidhin portet, aeroportet dhe pikat kryesore të ekonomisë në shtetet e Ballkanit Perëndimor.
“Bashkëpunimi rajonal është çelës i paqes, stabilitetit dhe zhvillimit në rajonin tonë”, ka thënë kryeministri Rama.
Në mesin e këtyre projekteve, presidenti Thaçi tha se rëndësi të veçantë ka edhe projekti infrastrukturor Durrës-Prishtinë-Nish dhe sigurimi i përkrahjes për nisma rajonale të bashkëpunimit.
Gjithashtu, kreu i vendit ka theksuar se Kosova do të vazhdojë me normalizimin e plotë të marrëdhënieve edhe me Serbinë, sepse zgjidhja e vetme, ka thënë ai, është vazhdimi i dialogut.
Normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, sipas presidentit Thaçi, ndikon edhe në stabilitetin rajonal dhe në forcimin e raporteve midis shteteve të rajonit.
“Ne jemi të përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve tona përmes dialogut, sepse vetëm përmes dialogut forcojmë edhe shtetin e Kosovës”, ka thënë ai.
Presidenti Thaçi përfundoi se e rëndësishme është që i tërë rajoni është i përcaktuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

73 milionë euro fondi i pagave të Grupit BALFIN, rritet ndjeshëm kontributi për punonjësit dhe shtetin

Dhurohet donacion i pajisjeve mjekësore për trajtimin e fëmijëve në QMF-në në Istog

Dinari serb – i ndaluar në rregullore por i qarkulluar në treg

Trump rrit tarifat për importet kanadeze të çelikut dhe aluminit në 50% - si hakmarrje për tarifat e energjisë nga Ontario

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Bankat në Kosovë me fitime rekorde gjatë 2024-së, të dhëna përgjatë disa viteve

Dinari serb - i ndaluar në rregullore por i qarkulluar në treg

Shijoni Ramazanin me ofertën e veçantë të KonSoni: 30 vezë për 2.50€

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare