Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar të martën për në Davos të Zvicrës, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.
Gjatë qëndrimit në Davos, presidenti Thaçi do të jetë pjesë e panelit me temën “Përshpejtimi i Zhvillimit Afatgjatë të Ballkanit Perëndimor”.
Panelistë të tjerë, përveç presidentit Thaçi, do të jenë edhe kryeministri bullgar, Boyko Borissov, komisionari i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johannes Hahn, kryeministri kroat, Andrej Plenkovic, kryeministri shqiptar, Edi Rama, ai i Maqedonisë, Zoran Zaev, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, kryeministri malazez, Dushko Markoviç, përfaqësuesit e OKB-së dhe Presidenti i Forumit Ekonomik Botëror, Borge Brende.
Në Forumin Ekonomik në Davos pritet të marrin pjesë edhe presidenti amerikan, Donald Trump, presidenti francez, Emmanuel Macron, kryeministri i Indisë, Narendra Modi, kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ish-kryeministri i Britanisë, Tony Blair dhe presidenti i Brazilit, ai Argjentinës, e Zvicrës, si dhe dhjetëra presidentë nga Afrika dhe shefa të korporatave më të fuqishme botërore.
Presidenti Thaçi pritet të zhvillojë takime të shumta me përfaqësues të shteteve të ndryshme të botës.
Forumi Ekonomik Botëror në Davos, sivjet mbledh mbi 3000 liderë nga mbarë bota. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Nis një fushatë kundër shtrenjtimit të rrymës

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës