LAJMI I FUNDIT:

Presidenti editon albumin e tretë muzikor

Presidenti editon albumin e tretë muzikor

Presidenti i Indonezisë, Susilo Bambang Yudhoyono, i cili njihet për kompozimin e baladave, që i ndihmojnë atij të merr frymë nga jeta politike, ka edituar albumin e tretë personal.

“Jeta, motivet nga jeta e përditshme, dhe dashuria ndaj shtetit, janë temat e baladave – përfshirë dy sosh në gjuhën angleze, që dominojnë në albumin ‘Kju Jakin Sampai Di Sana’ (Jam i bindur se ekzistojnë)”, ka deklaruar zëdhënësi i presidentit, Julian Aldrin.

Tekstet janë shkruar nga Yudhoyono, ndërsa ato janë interpretuar nga këngëtarët e Indonezisë.

Yudhoyono (60-vjeçar), është autor edhe i dy albumeve të tjera të baladave, që janë edituar në vitin 2007, respektivisht 2009.


Albumi i tretë është edituar në kohën kur është lëkundur seriozisht popullariteti i tij – pas një mori skandalesh që kanë përcjellë qeveritarët e këtij vendi.

Ish-gjenerali, i cili në qershor të vitit 2009 kishte fituar mandatin e ri 5-vjeçar, ka premtuar se do të luftojë kundër varfërisë dhe korrupsionit. /Telegrafi/