Për dialogun dhe perspektivën e arritjes së marrëveshjes historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, presidenti Thaçi dje ka diskutuar edhe me shefat e misioneve të huaja diplomatike në Kosovë.
Presidenti Thaçi u ka thënë atyre se është koha për marrëveshjen e madhe historike në mes Kosovës dhe Serbisë.
“Nuk mund të kthehemi prapa, sepse historia e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë është një histori tragjike. Nuk mund të qëndrojmë në vend apo të vendnumërojmë dhe as nuk kemi se çfarë të presim, sepse ngecja dhe pritja në zgjidhjen e raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë është pikërisht thirrje për tensione, për destabilizim, për probleme të mëdha, jo vetëm në mes nesh, por edhe në mbarë rajonin”, ka thënë presidenti Thaçi.
Adresimi i plotë i presidentit Thaçi para shefave të misioneve diplomatike të shteteve anëtare të BE-së, KFOR-it, OSBE-së, EULEX-it dhe Ambasadës së SHBA-së:
Të nderuar ambasadorë,
Ju faleminderit që po takohemi sërish këtu, në këtë format, vetëm pak javë pasi që në muajin korrik folëm krejtësisht hapur dhe sinqerisht për gjendjen reale në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe për perspektivën e arritjes së marrëveshjes ligjërisht obliguese në mes Kosovës dhe Serbisë, si dy shtete të pavarura.
Ju pata thënë atëherë, do ta përsëris edhe sot: Është koha për marrëveshjen e madhe, historike, në mes të dy shteteve.
Nuk mund të kthehemi prapa, sepse historia e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë është një histori tragjike.
Nuk mund të qëndrojmë në vend apo të vendnumërojmë dhe as nuk kemi se çfarë të presim, sepse ngecja dhe pritja në zgjidhjen e raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë është pikërisht thirrje për tensione, për destabilizim, për probleme të mëdha, jo vetëm në mes nesh, por edhe në mbarë rajonin.
Nuk kemi kohë për të humbur, as ne, as Serbia. Duhet ta bëjmë marrëveshjen për normalizimin e plotë të marrëdhënieve në muajt e ardhshëm.
Do t’iu them shumë sinqerisht: Kosova si shtet, si politikë, si shoqëri, është lodhur nga ngecja në procesin e konsolidimit të brendshëm dhe atë ndërkombëtar.
Qoftë për shkak se Serbia interferon në punët e shtetit të Kosovës, qoftë për shkak se BE-ja nuk arriti ta krijojë konsensusin për ta njohur shtetin e Kosovës apo sepse shumëkush ka menduar që me kalimin e kohës, vetvetiu, gjërat në Kosovë dhe rreth Kosovës do të zgjidhen.
Doli që ky mendim ishte krejtësisht i gabuar.
Do t’iu flas tash qartë se si e shoh unë fazën finale të dialogut në mes nesh dhe autoriteteve të Serbisë.
Së pari, siç pata theksuar edhe radhën e kaluar, ne si Kosovë synojmë një marrëveshje të përhershme me Serbinë, jo një tjetër marrëveshje kalimtare që vetëm sa i shtyn gjërat për disa vite.
Së dyti, për ne normalizim i plotë i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë është njohja formale, reciproke, në mes të shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë.
Së treti, ne synojmë, me të drejtë, që përmes kësaj marrëveshjeje, përmes njohjes formale në mes të Kosovës dhe Serbisë, të na hapet mundësia që të bëhemi shtet anëtar i OKB-së, OSBE-së, Paktit NATO dhe të na ofrohet njëmend perspektiva e anëtarësimit në BE.
Së katërti, njohja reciproke në mes të dy shteteve, do të mund të përcillet edhe me një proces të dakorduar në mes të dy palëve për korrigjimin e kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Duhet të jem sërish shumë i qartë: Ky proces do të shënonte fundin e konfliktit të gjatë mbi një shekull në mes të Kosovës dhe Serbisë, jo fillimin e një konflikti të ri.
Koha e luftërave dhe konflikteve, në mes të Kosovës dhe Serbisë, për bindjen time, ka kaluar. Por, fundi i kësaj epoke do të konstatohet vetëm kur ta bëjmë marrëveshjen e madhe politike në mes nesh dhe Beogradit.
Së pesti, një marrëveshje e tillë në mes nesh dhe Serbisë, këtu sërish flas me përgjegjësi të plotë, do të jetë kontribut për paqen dhe stabilitetin e kësaj pjese të Ballkanit. Ne kemi raporte të shkëlqyera fqinjësore me Maqedoninë, me Malin e Zi dhe me Shqipërinë. Kështu do të jetë përgjithmonë në mes nesh. Dhe ne, natyrisht, synojmë të kemi raporte shumë të mira edhe me Serbinë, në të ardhmen e afërt.
Së gjashti, po që se do e arrijmë marrëveshjen e synuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, ajo nuk do të ketë kurrfarë pasojash sa i përket karakterit shumetnik të shoqërisë kosovare dhe katalogut të të drejtave të komuniteteve pakicë në Kosovë, të garantuara me Kushtetutë dhe me ligje.
Së shtati, unë si President i Kosovës, e jam i sigurt edhe të gjitha institucionet e Kosovës, jemi dhe do të mbetemi garantues të ruajtjes së trashëgimisë religjioze dhe kulturore serbe në Kosovë, në veçanti të asaj që lidhet me pozitën e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.
Dhe e teta, sikur edhe në të kaluarën, do të ecim përpara në koordinim të plotë me ju, me përkrahësit dhe partnerët tanë ndërkombëtarë.
E di që do të jetë shumë vështirë të bëhet marrëveshja. Ka kundërshtarë të saj të rreptë këtu në Kosovë, por edhe në Serbi. E di që i gjithë ky proces bart në vete rreziqe dhe të panjohura të shumta. Por, nuk ka rrezik më të madh për ne si Kosovë sesa të vazhdojmë të qëndrojmë kështu në një gjendje pezull si shtet dhe si shoqëri.
Ju faleminderit për vëmendjen!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame