Presidenca franceze : Po punojmë që të zhbllokojmë ngërçin midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut në ditët që vijnë
Presidenca franceze ka nxjerrë në pah, se në gjirin e ministrave të çështjeve evropiane të Bashkimit Evropian të mbledhur në Luksemburg ka mbizotëruar një konsensus total për të rikonfirmuar perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Bashkimi Evropian është tërësisht i vetëdijshëm për rrjedhojat e rrezikut të agresionit aktual të Rusisë në Ukrainë për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor. Në konferencën për shtyp pas përfundimit tê takimit, ministri francez për çështjet evropiane, Clement Baune, është shprehur, se Franca po tenton dhe do tê tentojë deri në momentet e fundit të presidencës së saj për të zhbllokuar ngërçin aktual midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që mban peng hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninê e Veriut. Ministri francez është shprehur se ka shpresë që pengesa aktuale do të hiqet në ditët e ardhshme :
“Presidenca franceze aktualisht po punon me Bullgarinë dhe Komisionin Evropian për të hequr pengesën dhe për të përçuar një mesazh pozitiv idealisht në ditët e ardhshme”, është shprehur ministri Clement Baune.
Presidenca franceze ka prezantuar aktualisht një propozim mbi kuadrin negociues të Bashkimit Europian me Maqedoninë e Veriut, ku aktualisht është integruar përfshirja e të drejtave të qytetarëve bullgarë që jetojnë në Maqedoninë e Veriut në Kushtetutën e vendit, pa të cilën nuk mund të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me arsimin. Ministri Clemen Baune është pyetur nëse propozimi aktual francez mbi kuadrin negociues të Bashkimit Evropian me Maqedoninë e Veriut ka marrë më shumë në konsideratë kërkesat e palës bullgare, për të thirrur fitore, kur ndoshta nuk mund të bëhet fjalë për një fitore të vërtetë, pasi pala bullgare mund të vazhdojë të bllokojë më vonë procesin e negociatave të anëtarësimit me kërkesat e saj.
“Një kuadër negocimi me Bashkimin Evropian nuk bëhet midis vetëm dy vendeve, por ne konstatojmë, që ka një ngërç bilateral prej disa muajve midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Unë nuk mendoj se propozimi francez është kundër interesave të Maqedonisë së Veriut. Ne kemi punuar me kujdes dhe ekuilibër me të dyja vendet dhe Komisionin Evropian për të thënë, që mund të përfshihen disa çështje që nuk kanë karakter bilateral, por që kanë të bëjnë me shqetësimet e Bullgarisë lidhur me Maqedoninë e Veriut dhe këto çështje të trajtohen në mënyrë të kufizuar dhe me kujdes. Shumë shtete anëtare kanë kujtuar, se kuadri i negociatave nuk është vendi për të zgjidhur të gjitha problemet bilaterale. Kjo duhet të bëhet përmes një targetimi. Është pikërisht për këtë targetimi që po punojmë, duke marrë parasysh kriteret e ekuibrit dhe barazisë. Kemi një problem ekuilibi aktualisht. Interesi i përgjithshëm është që të hapen negociatat dhe ne po punojmë duke respektuar të dyja palët. Ky është dhe vullneti i qeverisë bullgare për herë të parë pas shumë kohësh, por ndodhemi para një episodi të politikës së brendshme që nuk më takon të komentoj”, tha Clement Baune./Klan/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMoti për pesë ditët e ardhshme
Tragjedia në Jabllanicë, tre fëmijët varrosen sot - kërkohet hetim i plotë për shkaqet e shembjes së objektit
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
25 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë 10 shqiptarë
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
"Non grata e Berishës do të hiqet", Edmond Spaho zbulon prapaskenat
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet