LAJMI I FUNDIT:

Presidenca e Qeveria në një vijë për demarkacionin (Video)

Presidenca e Qeveria në një vijë për demarkacionin (Video)

Presidenti Hashim Thaçi e Qeveria e Kosovës duket të jenë në të njëjtën vijë sa i përket çështjes së demarkacionit, raporton KTV.

Ditë më parë, presidenti tha se brenda 10 ditësh duhet të procedohet në Kuvend marrëveshja, ndërsa qeveria po planifikon që ajo të ndodhë para 15 korrikut.


Kështu të paktën i kanë thënë televizionit burime brenda qeverisë se po planifikohet që në pesëmbëdhjetë ditshin e parë të korrikut kjo çështje të përfundojë e marrëveshja të kalojë e tillë siç është.

Por, deputetja e LDK-së Vjosa Osmani ka kërkuar që qeveria të mos ngutet në këtë drejtim.

Ndërkohë, deputetja e Vetëvendosjes Donika Kadaj Bujupi e ka quajtur si presion atë që po e bën presidenti Thaçi.

Komisioni për Integrime Evropiane ka vendosur që të organizojë një tryezë për këtë çështje e përveç deputetëve, do të ftojë edhe shoqërinë civile dhe ekspertët përballë Murat Mehës e të tjerëve nga komisioni shtetëror, por ende nuk e kanë vendosur datën për këtë ballafaqim.

VALMIRA KOMISIONI DEMARKACIONI 06282016 from Koha.net on Vimeo.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori