LAJMI I FUNDIT:

Premier Liga do të mbështesë paradën e Liverpoolit për titull nëse shpallet kampion

Premier Liga do të mbështesë paradën e Liverpoolit për titull nëse shpallet kampion

Liga Premier ka bërë të ditur se do të mbështesë paradën e Liverpoolit për titull, nëse arrijnë të shpallen kampion, por edhe nëse është e sigurt një gjë e tillë,

The Reds kanë nevojë vetëm edhe për dy fitore, në mënyrë që të fitojnë titullin e ligës angleze pas më shumë se 30 vitesh.

Rikthimi i Ligës Premier pritet të ndodhë më 12 qershor, derisa kanë mbetur edhe 92 ndeshje për t’u zhvilluar.


Shefi ekzekutiv i Ligës Premier, Richard Masters ka thënë se do t’i mbështes planet e për paradën e titullit, mirëpo varet nëse do të jetë një situatë e sigurt shkaku i coronavirusit.

“Nëse është gjithçka e mundur, po, do të doja që të ketë një prezantim të trofeut”, ka thënë ai në Sky Sports.

“Ju dëshironi që t’u ofroni momente krenaria lojtarëve dhe stafit që kanë punuar shumë për atë moment. Ne do të tentojmë të lejojmë një gjë të tillë, por që do të varet nga siguria”, ka shtuar më tej Masters.

Ajo do të ishte një paradë në rrugët e Liverpoolit, derisa do të ishte një mbledhje e tifozëve me qindra mijëra, për të festuar titullin e kampionit në ligën angleze pas tri dekadash. /Telegrafi/