LAJMI I FUNDIT:

Prej çamçakëzëve në rrugë krijon vepra artistike

Prej çamçakëzëve në rrugë krijon vepra artistike

Artisti britanik Ben Wilson që gjashtë vite merret me një lloj të pazakontë arti. Ai i kalon ditët duke i pikturuar çamçakëzët e hedhur dhe të ngjitur nëpër rrugët e Londrës.

Wilson zbukuron rrugët e qytetit duke i pikturuar në miniaturë peizazhet në çamçakëzët e hedhura rrugëve. Deri më tash ka pikturuar rreth 8000 çamçakëzë dhe secilën vepër arti e ka fotografuar dhe arkivuar. Sado që arti i tij duket i thjeshtë, puna e tij nuk është edhe aq e lehtë.

Ai nganjëherë kalon deri në tri ditë duke pikturuar çdo detaj, derisa për disa vepra tjera i nevojiten vetëm disa orë. Kohë më parë shoqëria britanike e kimistëve kërkoi nga ai që në rrugë t’i pikturojë 118 elementet kimike. Përndryshe, Wilson falë punës së tij është i njohur edhe në Korenë e Jugut, ku bile ka qenë mysafir edhe në një shou televiziv, njoftoi BBC. /Telegrafi/