LAJMI I FUNDIT:

As predha e tankut rus nuk i zmbrapsi ukrainasit, shpëtojnë mrekullisht brenda mjetit të blinduar – arrijnë të çlirojnë fshatrat e pushtuara

As predha e tankut rus nuk i zmbrapsi ukrainasit, shpëtojnë mrekullisht brenda mjetit të blinduar – arrijnë të çlirojnë fshatrat e pushtuara

Njësia SSO e ushtrisë ukrainase, ishte e para që është futur në fshatrat e okupuara në rajonin e Khersonit.

Atyre nuk iu desh shumë kohë që të çlirojnë disa fshatra, ndërsa rusët derisa po tërhiqeshin kanë tentuar t’i zmbrapsin ukrainasit, transmeton Telegrafi.

Kur po futeshin në rajonin e Khersonit përmes një zone malore, ushtarët ukrainas që ishin brenda një mjeti të blinduar hasën në pritë, ku tanku rus shkrepi një predhë e cila i goditi.


Mrekullisht ushtarët që ishin brenda i shpëtuan më të keqes, pavarësisht se u goditën. Ata vërejtën me kohë tankun rus dhe tentuan të tërhiqen, por ishte shumë vonë, transmeton Telegrafi.

E kur u godit nga predha, ukrainasit dolën jashtë me shpejtësi dhe morën pozicionet mbrojtëse. Në anën tjetër pas këtij tentimi të rusëve, ukrainasit u grumbulluan dhe i detyruan rusët të tërhiqen.

Ky operacion është zhvilluar në kuadër të kundërofensivës ukrainase, që edhe në rajone tjera që kontrolloheshin nga rusët i kanë detyruar ushtarët e Putinit të tërhiqen. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=rHpt187-cF0&ab_channel=Espreso.TV

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Astronomët zbulojnë

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Botë
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Kalo në kategori