LAJMI I FUNDIT:

Pranohet Propozim-ligji për punësimin e 100 të diplomuarve më të suksesshëm në Maqedoni

Pranohet Propozim-ligji për punësimin e 100 të diplomuarve më të suksesshëm në Maqedoni

Kuvendi i Maqedonisë pasdite e ka pranuar Propozim-ligjin për punësimin e 100 studentëve më të suksesshëm të diplomuar në administratën publike, në lexim të parë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me vendin ligjor, propozohet që të diplomuarit e pesë universiteteve publike që kanë më së paku notë mesatare prej 9.5 të punësohen në administratë, kurse zbatimi i tij duhet të fillojë në vitin 2017. Për këtë ligj tashmë janë siguruar mjetet financiare.

Për OBRM-PDUKM-në, bëhet fjalë për ligj që i mundëson sektorit publik të fitojë kuadër cilësor, kurse për opozitën, propozimi është populist dhe diskriminues.


Edhe për BDI-në ligji është diskriminues ndaj studentëve shqiptarë. Deputetët e saj paralajmërojnë kundërshtim të ligjit përmes votës ”kundër”, nëse nuk merren parasysh vërejtjet e tyre përmes amandamenteve./Telegrafi/