LAJMI I FUNDIT:

Pozita dhe opozita maqedonase nuk gjetën gjuhë të përbashkët për Marrëveshjen e Prespës

Pozita dhe opozita maqedonase nuk gjetën gjuhë të përbashkët për Marrëveshjen e Prespës

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë sot e filluan diskutimin, ku në rend dite janë ndryshimet kushtetuese lidhur me Marrëveshjen me Greqinë, për çështjen e emrit. Debatin e ka nisur kryeministri Zoran Zaev si propozues i ndryshimit të neneve të Kushtetutës, i pasuar nga deputetët e Kuvendit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Debati u karakterizua nga një ton i qetë, por me kundërthënie tashmë të njohura pozitë-opozitë, rreth Marrëveshjes në fjalë.

Deputetët e LSDM-së e mbrojtën nënshkrimin e Marrëveshjes dhe u bënë thirrje kolegëve të tyre të opozitës maqedonase që ta mbështetin marrëveshjen dhe të votohen ndryshimet e nevojshme kushtetuese, shkruan Telegrafi Maqedoni.


Sipas tyre, kjo është arritja më e madhe në këto thuajse 30 vite të çështjes së emrit, dhe se marrëveshja është zgjidhja më e mirë që vendit i hap perspektivën euro-atlantike. Ata e mbrojnë këtë ujdi, duke thënë se kjo nuk e cenon as identitetin e as gjuhën maqedonase.

Ndryshe mendojnë deputetët e OBRM-PDUKM-së, të cilët përmes Vllatko Gjorçevit dhe Ilija Dimovskit, por edhe tjerëve, me këmbëngulje hedhin posht gjithçka që thonë kolegët e tyre të LSDM-së. Sipas tyre, marrëveshja fshin identitetin dhe gjuhën maqedonase, dhe se kjo është diçka e papranueshme.

Deputetët e OBRM-PDUKM-së vazhdojnë të mbrojnë qëndrimin e tyre kundër marrëveshjes, por pro BE-së dhe NATO-së.

Ndërkaq, edhe Xhevat Ademi nga BDI-ja doli në mbrojtje të marrëveshjes, duke shprehur të njëjtat qëndrime si partneri i koalicionit, LSDM-ja.

Seanca u mbyll për të vazhduar nesër, në ora 11:00./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Lajme
Arrestohen dy persona për lëndimin e rëndë trupor të një 23-vjeçari në Ferizaj

Arrestohen dy persona për lëndimin e rëndë trupor të një 23-vjeçari në Ferizaj

Kronika e Zezë
Kalo në kategori