LAJMI I FUNDIT:

Postieri fsheh 20.000 letra në garazh

Postieri fsheh 20.000 letra në garazh

Rreth 20.000 letra, disa të vjetra edhe më shumë se dhjetë vjet, janë gjetur në garazhin e një postieri në qytetin amerikan të Philadelphias.

Grumbulli i letrave është zbuluar në prill gjatë vizitës së menaxhmentit të kompanisë në shtëpinë e postierit pas mungesës së tij në punë për disa ditë.

FBI njoftoi se janë nevojitur tre kamionë të postës për t’i tërhequr të gjitha letrat. Hetuesit ende po përpiqen ta gjejnë postierin për ta marrë në pyetje.

Ndërmjet postës së zbuluar gjenden edhe një numër i madh i çeqeve, llogarive dhe letrave zyrtare. Shumica prej tyre janë dërguar në adresat në të cilat pritej të mbërrinin vite më parë. /Telegrafi/