LAJMI I FUNDIT:

Portreti i Nënë Terezës në pullat postare amerikane

Portreti i Nënë Terezës në pullat postare amerikane

Pullat postare, me të cilat amerikanët do të mbyllin korrespondencën e tyre, do të kenë imazhin e Nënë Terezës. Shërbimet Postare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se në serinë e re të pullave që do të stampojë ky institucion, mes figurave të njohura të kinemasë dhe sportit amerikan, do të jetë edhe nobelistja për Paqe, Nënë Tereza.

Sipas shtypit amerikan, me anë të këtij veprimi, shërbimi Postar amerikan nderon Nënë Terezën, e cila mori Çmimin Nobel në vitin 1979, për punën e saj humanitare. Pulla postare do të mbajë portretin e Nënë Terezës, të pikturuar nga fituesi i shumë çmimeve, artisti Thomas Blackshear II.

E njohur për përkushtimin dhe dhembshurinë për njerëzit e vuajtur dhe të varfër, kjo grua shtatvogël, qytetare nderi e SHBA-së, i ka shërbyer njerëzve në nevojë në Indi dhe në gjithë botën, përgjatë 50 viteve. Figura e saj, përulësia dhe respekti që kishte për qenien njerëzore, pa përjashtim, ka frymëzuar shumë njerëz të ndjekin rrugën e saj, në ndihmë të njerëzve të varfër.

Kur murgesha me origjinë shqiptare mori çmimin Nobel, një ndër të shumtit që ajo mori gjatë jetës së saj, ajo u shpreh: “Në emër të të varfërve, të të uriturve, të të sëmurëve dhe të vetmuarve” dhe bindi organizatorët që paratë që do të përdoreshin për banketin ceremonial, t’ua dhuronin të varfërve.


E respektuar në të gjithë botën, ajo bindi njerëz të biznesit dhe krerë shtetesh të ofronin ndihma financiare dhe kohën e tyre në ndihmë të njerëzve në nevojë. Ish-Presidenti, Ronald Regan e nderoi atë me “Medaljen e Lirisë” në vitin 1985. Në të njëjtin vit ajo filloi punën mes të prekurve me AIDS në SHBA e në gjithë botën.

Në vitin 1996, ish-presidenti Bill Clinton dhe Kongresi amerikan i japin Nënë Terezës qytetarinë amerikane. Një vit më vonë Kongresi amerikan e nderoi atë me “Medaljen e artë” për kontributin e saj humanitar. /Panorama/

Në trend Kultura

Më shumë
Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Ortodoksia sllave si aleancë mes raketës dhe temjanit

Ortodoksia sllave si aleancë mes raketës dhe temjanit

Kulture
Të dashur prindër amerikanë, ky është Davidi i Michelangelos!

Të dashur prindër amerikanë, ky është Davidi i Michelangelos!

Ëndrrat për të ardhmen, pranë një centrali bërthamor

Ëndrrat për të ardhmen, pranë një centrali bërthamor

“Medea” si bazë e tragjedisë apo vetë pasoja e një gruaje

“Medea” si bazë e tragjedisë apo vetë pasoja e një gruaje

Kalo në kategori