LAJMI I FUNDIT:

Porositën ushqim dhe pije në vlerë prej 248 euro dhe u larguan pa paguar – pronari i restorantit në Angli ua publikon fotografitë në internet (Foto)

Porositën ushqim dhe pije në vlerë prej 248 euro dhe u larguan pa paguar – pronari i restorantit në Angli ua publikon fotografitë në internet (Foto)

Një grup të rinjsh në një restorant në Devon të Anglisë kishin porositur ushqim e pije në vlerë prej 248 euro, por në fund “kishin harruar” ta paguajnë faturën dhe kështu kishin vendosur të ikin.

Megjithatë ata janë filmuar nga kamerat e sigurisë, kurse pronari i restorantit Rob Bradick i ka publikuar fotografitë dhe videon e tyre në Facebook, transmeton Telegrafi.


Ai ka shkruar se ky grup të rinjsh prej tre djemve dhe tri vajzave, kishin shijuar në maksimum ushqimin dhe pijet alkoolike që i kishin porositur para se të zhdukeshin nga lokali pa asnjë gjurmë.

“Kanë porositur ushqim dhe pije dhe në fund kanë harruar ta paguajnë faturën pasi e kishin me ngut. Ju lutem të më ndihmoni”, ka shkruar pronari i restorantit përbri videos së publikuar në Facebook.

Por, postimi i tij ka fituar vëmendje të madhe dhe kështu u shpërnda me shpejtësi, ku shumica prej atyre që e kanë parë duan ta ndihmojnë që t’i zë këta të rinj.

Pronari i restorantit ka pranuar se nuk bëhet fjalë për para por për parime, pasi një gjë e tillë nuk i kishte ndodhur gjatë këtyre 6 viteve që kur e kishte hapur lokalin.

Në anën tjetër, policia i ka bërë thirrje dëshmitarëve që nëse kanë ndonjë informacion për të rinjtë në videon e publikuar të lajmërohen në stacionin më të afërt të policisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kalo në kategori