LAJMI I FUNDIT:

Porno revista për të verbrit

Porno revista për të verbrit

Doli në shitje revista pornografike për të verbrit “Tactile Minds” (Mendjet prekëse), me tekste eksplicite dhe fotografi të gravuara lakuriqe të burrave dhe grave.

Autorja e revistës, kanadezja Lisa Murphy ka krijuar librin për shijen e të verbërve. Kjo revistë kushton 150 funte. Ndër fotografitë është edhe një femër në pozën “disko”, gruaja me gjinj të përkryer dhe roboti mashkullor i dashurisë.

“Në treg nuk ka fotografi lakuriqe që preken për të rritur. Unë kam përmbushur këtë zbrazëti”, tha Lisa, të cilës i lindi ideja pasi zbuloi se të verbrit janë të linçuar nga kultura jonë përplot lakuriqësi.

“Playboy” ndërmjet viteve 1970 dhe 1985 kishte versionin e vet me alfabetin e të verbërve Braillei, por pa fotografi. /Telegrafi/