LAJMI I FUNDIT:

Polonia duhet të kthejë territorin që ka marrë pas vitit 1945, thotë kreu i Dumës

Polonia duhet të kthejë territorin që ka marrë pas vitit 1945, thotë kreu i Dumës

Kryetari i dhomës së ulët të Dumës ruse, Vyacheslav Volodin, propozoi një sërë masash që Rusia duhet të përdorë kundër Polonisë, të cilat përfshijnë edhe ndalimin e kalimit të kamionëve polakë përmes Rusisë.

Ligjvënësi më i lartë rus bëri thirrje për ndalimin e kalimit të kamionëve polakë përmes territorit rus dhe që Polonia të kompensojë financiarisht Moskën për atë që ai tha se ishte rindërtimi sovjetik i vendit të Evropës Lindore pas Luftës së Dytë Botërore, raporton reuters.

Në një deklaratë, Vyacheslav Volodin, kryetari i Dumës së Shtetit, dhoma e ulët e parlamentit, tha se Polonia duhet të ndëshkohet sepse “tradhtoi kujtesën historike” të çlirimit të vendit nga Gjermania naziste nga Bashkimi Sovjetik dhe se është duke vepruar kundër Moskës me një sërë sulmesh armiqësore.


Në komentet që me siguri do të thellojnë grindjen me Varshavën, Volodin tha se Polonia ekziston si një vend vetëm “falë vendit tonë” dhe tha se Varshava duhet t’i paguajë Rusisë më shumë se 750 miliardë dollarë kompensim për investimet sovjetike në vend pas Luftës së Dytë Botërore.

Ai tha se Polonia duhet të kthejë edhe territorin që ka marrë pas luftës. Nuk pati asnjë reagim të menjëhershëm nga Varshava për komentet e tij.

Gjenerali ukrainas: Kontrollojmë një pjesë të vogël të Bahmutit, por kjo do të mjaftojë më vonë
Lexo po ashtu Gjenerali ukrainas: Kontrollojmë një pjesë të vogël të Bahmutit, por kjo do të mjaftojë më vonë

Volodin tha se komisioni parlamentar do të fillojë shqyrtimin e ndalimit të hyrjes së kamionëve polakë në territorin rus tashmë të hënën. Një veprim i tillë, tha ai, do të shkaktonte probleme të mëdha financiare dhe humbje të vendeve të punës për Poloninë.

Rusia muajin e kaluar u zotua të përgjigjet me forcë ndaj asaj që tha se ishte pushtimi i paligjshëm i shkollës së ambasadës së saj në Varshavë nga Polonia, një akt që e quajti një shkelje flagrante të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Probleme shkaktoi edhe vendimi i Polonisë për ta quajtur Kaliningrad me emrin polak. /Telegrafi/