Ligji për regjistrimin e popullsisë, bazuar në dallimet e thella mes partive politike, me gjasë nuk do të miratohet këtë vit nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, edhe pse është futur për miratim me procedurë të përshpejtuar.
Regjistrimi i popullsisë është paraparë të realizohet në prill të vitit 2021 apo 19 vjet nga regjistrimi i fundit i realizuar në vitin 2002.
Propozim-ligji i hartuar nga Ministria e Drejtësisë, ka pësuar disa ndryshime nga versioni i fundit, që u hoq nga procedura parlamentare për shkak të vërejtjeve të shumta të opozitës, por nuk është pranuar edhe kërkesa kryesore e OBRM-PDUKM-së që regjistrimi të bëhet edhe me shenjat e gishtërinjve, për të evituar siç thonë nga kjo parti opozitare, manipulimet e mundshme politike.
“Regjistrimi është operacion serioz statistikor që i duhet shtetit për të zbatuar politikat në planin afatmesëm dhe afatgjatë, dhe si i tillë duhet të jetë i saktë dhe me një metodologji të qartë, të mos jetë objekt i marrëveshjeve politike. OBRM-PDUKM edhe një herë paralajmëron se nuk do të njohë asnjë regjistrim që do të zbatohej në mënyrë të njëanshme nga qeveria, pa një konsensus më të gjerë publik”, thuhet në reagimin e partisë opozitare maqedonase, OBRM-PDUKM.
Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev ka thënë se do të shqyrtohen mundësitë për këtë kërkesë të opozitës, por ka bërë qartë se regjistrim do të ketë.
“Opozita tani ka dalë me një propozim të ri, me kërkesën që të përdoren shenjat e gishtërinjve gjatë regjistrimit. Nuk e di se si do t’i arrijmë këtë për qytetarët që gjenden më shumë se një vit jashtë vendit. Ministri i Drejtësisë menjëherë kontaktoi donatorët për të parë nëse mund të sigurojmë mjete, që të mund të blejmë aparate për shenjat e gishtërinjve”, ka deklaruar Zaev.
Partitë e koalicionit opozitar shqiptar, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kërkojnë garanci se regjistrimi do të jetë i besueshëm dhe rrjedhimisht i pranueshëm, duke kërkuar që të mos përsëritet regjistrimin i vitit 2011 që ishte ndërprerë pikërisht për shkak të mosmarrëveshjeve mes partive lidhur me mënyrën e realizimit, në veçanti regjistrimin e diasporës.
Opozita shqiptare po kërkon kontroll mbi punën e Entit Statistikor që ka përgjegjësinë kryesore për zbatimin e regjistrimit apo caktimin e një Komisioni Shtetëror për Regjistrim. Gjithashtu kërkohet rritja e numrit të zonave regjistruese nga 45 sa janë propozuar në 48, sikur ajo që në gjithë Maqedoninë e Veriut procesit të kryhet nga regjistrues maqedonas dhe shqiptarë dhe jo kjo të vlejë vetëm në zonat e banuara me shqiptar.
Halil Sponçe nga Aleanca për Shqiptarët thotë se në Maqedoninë e Veriut, regjistrimi është proces politik dhe jo statistikor, pasi të drejtat e shqiptarëve, sipas tij, varen pikërisht nga përqindje e tyre në shtet.
“Ky regjistrim është proces politik dhe këtë askush nuk mund ta mohojë. Vetë fakti se jemi të definuar si popull ‘gjuha e të cilit është 20 për qind’, pra këtu kemi të bëjmë me interes kombëtar dhe meqë të drejtat varen nga regjistrimi, partitë politike shqiptare duhet të bashkëpunojnë pavarësisht se janë në pushtet apo opozitë. Unë vlerësoj se besueshmëria është arsyeja kryesore që ne kemi probleme”, ka deklaruar deputeti Halil Sponçe.
Nga Bashkimi Demokratik për Integrim thonë se zgjidhja e ofruar garanton një proces të besueshëm të regjistrimit, meqë sipas deputetit Arbër Ademi, shqiptarët do të jetë të përfaqësues në mënyrë adekuate në të gjitha fazat e realizimit të këtij procesi, ndërsa veçon rolin që do të kenë drejtuesit e Entit të Statistikës.
“Drejtori dhe zëvendësdrejtori (shqiptarë) do të ketë firma të lidhura nuk do të jetë vetëm në procesin e zbatimit të regjistrimit, por kjo do të vlejë për të gjitha fazat e këtij procesi. Çdo akt që nuk përmban dy firmat, nuk do të vlejë apo do të anulohet. Pra, të gjitha këto ndryshime kanë të bëjnë me rritjen e kredibilitetit të procesit të regjistrimit”, ka deklaruar Ademi.
Në Maqedoninë e Veriut, bazuar në regjistrimin e fundit, jetojnë 25.17 për qind shqiptarë, por kjo përqindje në vazhdimësi është kontestuar nga pala maqedonase, në veçanti nga partitë opozitare.
Në Kushtetutë, shqiptarët definohen si popull që flet gjuhë të ndryshme nga maqedonishtja dhe që përbën mbi 20 për qind të popullatës dhe mbi bazë të kësaj janë përcaktuar të drejtat e tyre gjuhësore, të simboleve, të punësimit, përfaqësimit, të drejtat kulturore e kështu me radhë.
Brukseli në raportin e fundit të Komisionit Evropian ishte i qartë se regjistrimi i popullsisë duhet të kryhet gjatë vitit 2021./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

9 ditë nga zhdukja e dy të miturve në Prishtinë, rasti po hetohet

Filipçe: Kandidatët për kryetar komunash duhet të kenë kualifikimet dhe përvojën e nevojshme

Universiteti i Harvardit organizon diskutim mbi gjeopolitikën dhe gjeo-ekonominë e Ballkanit Perëndimor

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës