Politikë dimërore
Mijëvjeçari, dekadën e parë të të cilit e mbyllim në pak javë, konsiderohet nga shkencëtarët si më i ngrohti duke fajësuar për këtë dukuri ngrohjen që vjen nga çarja e shtresës së ozonit si rezultat i masakrës ekologjike që njerëzimi për shkak të globalizimit ka bërë ndaj natyrës. Rritja e temperaturave po influencon ndjeshëm rritjen e nivelit të ujërave nga shkrirja e akullnajave që në vetvete përkthehet në cenim të hapësirës tokësore. Një rrjedhojë e kësaj gjendjeje atmosferike është edhe “ndërrimi” i funksionimit të stinëve në mënyrën që jemi mësuar t’i përjetojmë. Tashmë, për shumë prej nesh, bardhësinë e dëborës dhe bukurinë e saj e zëvendësojnë shirat dhe balta që ajo sjell në vendet që ndërtimin dhe joasfaltimin i kanë tipare të vazhdueshme, nganjëherë absurde. Normalisht, me një rritje të tillë të temperaturave njerëzit do kërkonin të gjenin mundësinë e uljes së tyre duke sjellë më shumë freski dhe rrjedhimisht edhe më shumë maturi dhe normalitet në mënyrën e tyre të të funksionuarit. Përgjithësisht, truri i njeriut reagon ngadalë në kushte jo të zakonshme dhe në rastin konkret në temperatura të larta jashtë sezoneve përkatëse.
Dimri, një sezon i konceptuar i ftohtë, duket se nuk do jetë i tillë tek ne jo vetëm për shkak të ngrohjes globale por edhe për shkak të përzierjeve politike që ndodhin në laboratorin e madh të quajtur Shqipëri Natyrale. Politika shqiptare kudo qoftë ajo duket se ka vendosur të sfidojë baba dimrin dhe të shkrijë mendjet, edhe ashtu në fukarallëk, të shqiptarëve në një garë të nxehtë për karrigen qeveritare. Diku të ndarë nga vetvetja, diku të ndarë nga konceptimi i gabuar mbi demokracinë si proces dhe diku të ndarë nga interesat materiale të dirigjuara nga babëzia, shqiptarët po hynë në stinën e ftohtë duke marrë premtimin e pashprehur se ekranet e televizioneve të tyre do nxehen nga debatet, truri i tyre do vlojë nga thashethemet politike ndërsa krenaria e tyre kombëtare dhe xhepat do veniten nga paturpësia dhe imoraliteti i fushatave politike zgjedhore.
Sinjalin e parë e dhanë ata të cilët megjithëse janë pjesë e një shteti 600 mijë banorësh kanë në duart e tyre mundësinë e ndikimit në trajektoren e qeverisjes së Podgoricës. Shqiptarët, të cilët enden në mes krushqive me njëri tjetrin, me malazezët apo edhe me boshnjakët, janë aq të përçarë saqë ndërsa vrapojnë për të krijuar parti politike harrojnë se në këtë mënyrë po shkatërrojnë të ardhmen dhe identitetin e tyre. Harrojnë po ashtu se po shesin të drejtat e tyre për t’i mundësuar Djukanovicit apo të tjerëve qeverisjen pa detyrime ndaj tyre. Ata po ashtu tregojnë se as Prishtina, Tirana apo Shkupi nuk duket të kenë ndonjë ndikim, dhe kjo është e mjerueshme. Përçarja mes tyre nuk bën gjë tjetër veçse rritet me kalimin e viteve dhe destinacioni final është asimilimi, siç edhe ka ndodhur ndër vite në Guci.
Prishtina, kryeqyteti më i ri i botës po përjeton precedentë të njëpasnjëshëm. Mosmarrëveshjet qeverisëse, që duhet të konsiderohen si gjendje normale e një mutacioni politik të paqëndrueshëm, kanë sjellë katrahurën e kësaj fund dekade. Shteti më i ri mbeti pa president të rregullt sepse të dëgjosh të huajt ndodh të jetë gabim kur anashkalon dokumentin themeltar të shtetit mbi të cilin duhet të bazohesh. Inatet, mëritë, konfliktet ekonomike apo edhe dështimi i ndërkombëtarëve e thelloi krizën politike në krizë institucionale dhe rrjedhimisht Kosova qeveriset nga një qeveri gjysmë ministrore e gjysmë zëvendës/ministrore. Zgjidhja duket të jetë e gatshme. Duke qenë se dimri është përgjithësisht i ftohtë dhe me ngrica le t’i ngrohim votuesit me debatet e zjarrta politike, ku ata nuk fitojnë por politikanët shtojnë llogaritë bankare dhe i shmangen hetimeve për korrupsion.
Qeverisja e sotme e Prishtinës, me anë të zv.ministrave e ka një zanafillë dhe Thaçi mund të marrë leksione se si t’ia dalë mbanë. Ish kryeministri i Shqipërisë, i ashtuquajturi babaxhani i politikës së Tiranës, Fatos Nano arriti që gjatë qeverisjes së tij të menaxhonte një qeveri ku dikasteret drejtoheshin nga zv.ministrat sepse s’kishte ministra. Zgjedhjet vendore të dekretuara nga garanti i respektimit të barazisë ndërmjet palëve, presidenti i republikës, duket se kanë hapur sqeparin e trafikut politik, akuzave dhe presioneve. Spektakli “Këngët e shekullit” po zëvendësohet nga “hetimet e shekullit”, “ankandi i deputeteve”, “ marrëveshjet kufitare me fqinjët” etj etj. Shqiptarët duket se do kenë një dimër të nxehtë a thua se vera nuk u doli sa duhej. Në vend të diellit do kenë debatin politik që ka filluar të degjenerojë pa dalë akoma në ekran. Në vend të rërës do kenë rrugët e mbetura në mes nga konfliktet qeveri pushtet lokal apo shterpësia financiare e qeverisë.
Bashkimi ndër-shqiptarë duket se ka filluar me konceptimin e njëjtë të të bërit politikë. Konflikte, shantazhe, akuza të ndërsjella deri edhe në përdhosje të vlerave familjare janë lajtmotivi i politikanëve që nuk arrijnë të kuptojnë se shqiptarët nuk kanë nevojë për rritjet artificiale të temperaturave nga zhvillime komike televizive. Ata kanë nevojë që ju të shkëmbeni idetë dhe strategjitë tuaja zhvillimore, vizionin tuaj për të ardhmen e tyre. Kuptohet, nëse keni të tilla.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker