LAJMI I FUNDIT:

Policia sqaron rastin me Dardanët: Tifozët shkelën rregullat e komunikacionit, veprimet e tilla nuk do të tolerohen për askënd

Policia sqaron rastin me Dardanët: Tifozët shkelën rregullat e komunikacionit, veprimet e tilla nuk do të tolerohen për askënd

Policia e Kosovës ka sqaruar rastin në lidhje me dënimit që i është shqiptuar tifozëve të Përfaqësueses së Kosovës, Dardanëve, të autostradën Prishtinë-Shkup.

Dardanët u ankuan në lidhje me sjelljen dhe një gjobë të shqiptuar nga Policia e Kosovës në autostradën Prishtinë-Shkup, gjatë rrugës së tyre për në Bullgari.


Megjithatë, Policia e Kosovës ka sqaruar rastin duke e cilësuar veprimin e tyre si të kundërligjshëm me rregullat e trafikut dhe gjoba ka qenë e pashmangshme.

Ekskluzive: Dardanët nisën për në Bullgari, por ata ndalohen për një orë nga Policia e Kosovës dhe dënohen me të holla
Lexo po ashtu Ekskluzive: Dardanët nisën për në Bullgari, por ata ndalohen për një orë nga Policia e Kosovës dhe dënohen me të holla

Këtë lajm e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Policia e Kosovës në funksion të garantimit të një sigurie më të madhe në trafik ka paraparë që të realizojë kontrolle aktive edhe në këtë pjesë të autostradës”, ka thënë fillimisht Hoxha për Telegrafin.

Dardanët duke u fotografuar në një pjesë të autostradës

“Policia ka hasur në disa automjete, respektivisht autobus në të cilën pasagjerët kanë dalë nga autobusi dhe kanë lëvizur nëpër autostradë dhe rreth saj, të cilët me veprimet e tyre  kanë rrezikuar sigurinë në trafik pastaj masat respektive janë ndërmarrë nga Policia me procedura ligjore”.

“Të gjitha veprimet që rrezikojnë sigurinë në trafik nuk do të tolerohen, qofshin në rrugë lokale, rajonale apo autostradë”, përcjell Telegrafi.

Policia duke ua shqiptuar gjobën Dardanëve

“Apelojmë tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që t’i respektojnë rregullat që dalin mbi ligjin mbi trafikun që të respektohen shenjat në rrugë, pasi në periudhën janar-maj kanë humbur jetën 35 persona”.

“Të gjitha njësitë tona janë aktive në autostradë dhe do të ndërmarrin veprime ligjore për shkelësit në trafik”, përfundoi Hoxha. /Telegrafi/   

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori