LAJMI I FUNDIT:

Ekskluzive: Dardanët nisën për në Bullgari, por ata ndalohen për një orë nga Policia e Kosovës dhe dënohen me të holla

Ekskluzive: Dardanët nisën për në Bullgari, por ata ndalohen për një orë nga Policia e Kosovës dhe dënohen me të holla

Tifozët e Kosovës, Dardanët kanë marrë rrugë për në Bullgari për t’i qëndruar afër Përfaqësueses sonë para ndeshjes me bullgarët.

Por udhëtimi i tyre nuk ka nisur siç është më së miri, pasi ende pa e lëshuar territorin e Kosovës kanë pasur probleme.


Në momentin që tifozët janë ndaluar për të bërë një fotografi të përbashkët, ata kanë hasur në probleme nga Policia e Kosovës.

Një tifoz që ka marrë rrugën për Bullgari, i ka thënë ekskluzivisht Telegrafit se janë malltretuar nga Policia e Kosovës.

“Jemi nisur në mënyrë të organizuar si gjithmonë për ta përkrahur Përfaqësuesen e Kosovës. Por në autostradën Prishtinë – Shkup jemi ndaluar për të bërë një foto së bashku”.

“Në atë moment kanë ndalur edhe Policia e Kosovës që kanë pasur sjellje shumë të ulët ndaj nesh. Kemi marrë një dënim prej 60 eurosh, ndërsa sjellja e tyre lë shumë për të dëshiruar”.

“Dy policët me numrat 8897 dhe 8644 janë sjellë shumë keq, duke na thënë se nuk dëgjojnë për njeri të gjallë. Në vend se të kenë konsideratë si tifo grup i Përfaqësueses, ata sillen me ne në mënyrë katastrofike duke na mbajtur në atë vend për një orë”, tha për Telegrafin një tifoz që nuk deshi t’i përmendet emri por që i ka dërguar fotot në redaksinë tonë.

Gjithsesi edhe pas kësaj ndalese prej një orësh, tifozë kosovarë kanë vazhduar rrugën drejt kryeqytetit të Bullgarisë, Sofje.

Vetëm nga Kosova pritet që të jenë mbi 500 tifozë, ndërsa një numër i madh i tifozëve kosovarë pritet të mbërrijnë në Sofje nga diaspora. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të reja nga përleshja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përleshja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Kalo në kategori