LAJMI I FUNDIT:

Policia sekuestron armë dhe mjete të dyshimta në Pejë, arrestohen dy persona

Policia sekuestron armë dhe mjete të dyshimta në Pejë, arrestohen dy persona

Policia e Pejës të hënën në mbrëmje ka arrestuar dy persona të cilëve u ka gjetur një sasi të konsiderueshme të armëve.

Sipas një njoftimi për media, aksioni është ndërmarrë në në fshatin Lutogllavë, ku policia kishte vërejtur dy të dyshuar që kanë lëvizur në anën e kundërt me veturën e policisë, me ç’rast ishte vënë re se një nga të dyshuarit në gjoks mbante një armë “AK47”, ndërsa tjetri ishte pas tij me dorashka në dorë. P

Policët kishin dalë nga vetura dhe kishin urdhëruar të dyshuarit të lëshonin armën dhe të shtriheshin në tokë.


“Të dyshuarit A. B. i lindur 1981 dhe Sh. N. i lindur 1989, janë vënë nën kontroll dhe të njëjtit janë arrestuar të njëjtit janë kontrolluar dhe tek i dyshuari A. B. pos armës automatike është gjetur edhe një thikë. Pas kësaj, policia me urdhër të prokurorit të shtetit, ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit A.B. në shtëpinë e të cilit janë gjetur një sërë armë dhe mjetesh të dyshimta, ndërsa në shtëpinë e Sh.N. nuk është gjetur asgjë e dyshimtë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit dy të dyshuarit janë dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.

Këto janë armët që u gjetën tek të dyshuarit:

Një armë automatike ‘AK-47’,

25, copë fishekë cal. 7. 62×39 mm,

Një karikator ‘AK-47’,

Një jelek ushtarak,

Një palë pantallona të zinj,

Një rrip brezi ushtarak,

Një palë pranga,

Një thikë e zezë

Një palë dana ushtarake,

7 palë targa të veturave vendore,

Një targë e veturës së një shteti të huaj

Një sasi e lëndës narkotike marihuanë ,

Një libër i regjistrimit të veturës VRD,

Një kopje e letërnjoftimit të një personi tjetër

Një çantë xhepi ngjyrë kafe,

Dy kartela në emër të një personi tjetër

Një telefon celular ‘LG’,

Një çantë krahu,

Një palë dana të armaturës,

Një kapuç i zi,

Një rrip i pantallonave,

Një rrip ushtarak i gjelbër, /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Kalo në kategori