LAJMI I FUNDIT:

Policia në Shkup tenton pengimin e garave të natës me vetura

Policia në Shkup tenton pengimin e garave të natës me vetura

Gjatë dy ditëve të fundit, Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Shkup ndërmori aksion për kontroll të komunikacionit, duke tentuar që të pengohen garat e natës me vetura.

Këto gara janë mjaft të rrezikshme për qytetarët dhe shkaktojnë shqetësime.

Me këtë rast, 17 automjete janë konfiskuar dhe janë dërguar në kontroll teknike. Shoferëve u janë marrë dokumentet e komunikacionit, deri në përfundimin e kontrolleve teknike. /Telegrafi/