LAJMI I FUNDIT:

Policia: Ministri serb i Kulturës u kthye me vetë dëshirë mbrapa për në Serbi

Policia: Ministri serb i Kulturës u kthye me vetë dëshirë mbrapa për në Serbi

Policia e Kosovës ka njoftuar se ministrit serb i Kulturës, Vladan Vukosavljeviq ka pasur leje për hyrje në territorin e Kosovës të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Policia ka njoftuar se me të hyrë në territorin e Kosovës, ministri serb Vukosavljeviq nuk ka vazhduar tutje për në Veri të Mitrovicës duke u kthyer me vetë dëshirë mbrapa në Serbi.

“Në vazhdimësi të informimit të drejtë të opinionit publik dhe me qëllim të shmangies së dezinformacioneve të mundshme, Policia e Kosovës bazuar në vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të RKS-së, për lejimin e hyrjes së ministrit të Kulturës z.Vladan Vukosavljeviq, ju informojmë se të njëjtit i është lejuar hyrja në territorin e Kosovës konform vendimit, por i njëjti pas hyrjes nuk ka vazhduar tutje për në Veri të Mitrovicës, duke u kthyer me vetë dëshirë mbrapa për në Serbi”, thuhet në njoftimin e policisë.


Policia më tej ka theksuar se vizita e lejuar e Vukosavljeviq ka qenë e planifikuar të realizohet në pikën kufitare Merdare që lidh Kosovën me Serbinë, mirëpo e njëjta nuk është realizuar në atë pikë kufitare por në pikën kufitare Jarinje në veri të vendit. /Telegrafi/

FOTO: Ilustrim