LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje për arrestimin e shtatë zyrtarëve në Pejë

Policia jep detaje për arrestimin e shtatë zyrtarëve në Pejë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e shtatë zyrtarëve në Pejë.

Në raportin 24 orësh, policia ka deklaruar se arrestimet janë bërë si vazhdimësi e hetimeve të filluara vitin e kaluar.

“Në vazhdën e hetimeve në lidhje me rastin më 11.08.2021 njësitë policore duke vepruar në bazë të autorizimit lëshuar nga Prokuroria Themelore – Pejë, në dyshimin për kryerjen e veprës Keqpërdorim i pozitës apo Autoritetit Zyrtar kanë arrestuar dhe dërguar në mbajtje 7 (shtatë) të dyshuar meshkuj kosovar zyrtarë në komunën e Pejës”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.


Ndalohen 7 zyrtarë për keqpërdorim detyre në Komunën e Pejës
Lexo po ashtu Ndalohen 7 zyrtarë për keqpërdorim detyre në Komunën e Pejës

Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se pas hetimeve nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare për ndërtimet e kundërligjshme, sot me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 7 persona të dyshuar për veprën penale keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar në Komunën e Pejës.

Prokuroria Themelore në Pejë në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësitin për Krime Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë, sot ka shoqëruar në stacionet policore përkatëse shtatë zyrtarët e dyshuar, të cilët pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në ndalim 48 orësh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori