LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje për aksidentin ku u përfshi vetura e eskortës së kryeministrit, thotë se një femër është lënduar

Policia jep detaje për aksidentin ku u përfshi vetura e eskortës së kryeministrit, thotë se një femër është lënduar

Njëra nga veturat e eskortës së kryeministrit Albin Kurti, është aksidentuar mbrëmë rrugës për në Gjilan.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje sesi erdhi deri te aksidenti.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:37.


“Është raportuar për një aksident trafiku ku janë përfshirë një veturë civile dhe një veturë zyrtare, pasi që dyshohet se vetura civile nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin”, njofton policia.

Policia bënë të ditur se përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar e dyshuara dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor dhe më pas është liruar në shtëpi.

Ndërkaq mbrëmë, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu tha se nuk ka pasur të lënduar në këtë aksident.

“Rrugës për në Gjilan, një nga automjetet e eskortës së Kryeministrit ka pasur një aksident komunikacioni. Nuk bëhet fjalë për veturën në të cilën gjendej Kryeministri. Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga asnjëra palë e përfshirë në aksident”, ka deklaruar Kryeziu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Kalo në kategori