LAJMI I FUNDIT:

Policia gjermane arrestoi krokodilin

Policia gjermane arrestoi krokodilin

Policia gjermane në qytezën Gross-Rohrheim të krahinës Hesse arrestoi një krokodil, pasi mori një telefonatë të qytetarëve të cilët lajmëruan se një krokodil po shëtiste rrugëve.

Janë zbuluar edhe pronarët e zvarranikut të frikshëm: cirku i vogël që po qëndronte si mysafir në qytet.

Krokodili kureshtar është kthyer në cirk, ndërsa policia nuk njoftoi se si është sjellë ai. /Telegrafi/