LAJMI I FUNDIT:

Policia e Gjakovës në aksion kundër motoristëve

Policia e Gjakovës në aksion kundër motoristëve

Aksidentet e shkaktuara apo vetë aksidentet në komunikacion, e të cilat jo rrallë herë përfundojnë me fatalitet, vazhdojnë të jenë shqetësuese në mbarë Kosovën, e kjo ndodhë edhe në qytetin e Gjakovës.

Sipas Policisë së Kosovës, motoristët e të gjitha moshave, që për nga numri i tyre prezent në qytetin e Gjakovës është i madh, jo vetëm në brendi të qytetit, por edh jashtë po shkaktojnë pasiguri tek qytetarët nga ngasja e tyre e shpejtë dhe shumë herë e pa kontrolluar.

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, respektivisht Njësia Rajonale e komunikacionit rrugor, është në zbatim të Planit operativ “ Motoçikleta” në kontrollin e shtuar të komunikacion rrugor.


Brenda 48 orësh kjo Njësi ka lëshuar një numër të konsideruar të fletë gjobave –njëzetetre (23) , dhe larguar nga komunikacioni dhjetë (10) motoçikleta për mos regjistrim dhe për mos mbajtje të pajisjeve adekuate për ngasjen e mjetit të tillë.

Pasi që tashmë është në rritje numri i ngasësve të motoçikletave në rrugë, duke përfshirë edhe atë në të shumtën e rasteve ngasësit janë të rijnë në moshë, ku me këtë edhe shkaktojnë aksidentet të mundshme dhe për të parandaluar ketë Njësia e komunikacionit rrugor në Gjakovë nuk do ndalet gjatë tërë kësaj periudhe sa do të zgjasë dhe plani operativ.

Duke marr parasysh se aksidentet në trafik ku të involvuar janë motoçiklistët, zakonisht rezultojnë me lëndime të rënda trupore apo edhe fatalitet, andaj apelojmë tek ngasësit për respektim të ligjeve dhe rregullave në komunikacion. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Lajme
Kalo në kategori