LAJMI I FUNDIT:

Kapet me leje fals të Sllovenisë, arrestohet

Kapet me leje fals të Sllovenisë, arrestohet

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit  – Pejë, thuhet se ka pranuar informacione se një person i dyshuar  ka bërë falsifikimin e një dokumenti personal.

Pas pranimit të këtyre informacioneve, menjëherë është filluar me procedurat e nevojshme për hetim të rastit, me ç’rast edhe është kryer arrestimi i personit të dyshuar.

Sipas raportit të policisë, personi i arrestuar dyshohet se ka falsifikuar një patentëshofer të Republikës së Sllovenisë dhe të njëjtin dokument e ka përdorur për t’i vënë në lajthim autoritetet kompetente për pajisje me patentë shofer të Republikës së Kosovës.


“Personi i dyshuar i arrestuar është: K. G viti i lindjes 1965 M  Shqiptar/Kosovar. Lidhur me rastin, nga i lartëcekuri është konfiskuar një patentë shofer i Republikës së Kosovës dhe në konsultim me prokurorin kompetent, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet ndër tjera në raport.