LAJMI I FUNDIT:

Policia arreston katër persona për shitjen e armëve dhe para të falsifikuara

Policia arreston katër persona për shitjen e armëve dhe para të falsifikuara

Policia e Kosovës ka kontrolluar tetë lokacione të ndryshme në katër rajone Prishtinë, Mitrovicë, Peje dhe Prizren, ku janë arrestuar katër persona për shitjen e paautorizuar të armëve dhe falsifikim të parave, ku janë konfiskuar 12.379.50 euro.

Policia thotë se pas realizimit të operacionit policor me datë 21 mars të këtij viti, ku ishin konfiskuar 99 armë të vogla, e ka vazhduar zgjerimin e hetimeve dhe në bashkëpunim të plotë me prokurorin speciale të shtetit dhe me urdhëresë të gjykatës kompetente, sot nga ora 06:00 ka bërë implementimin e planit operativ ‘PAKOJA’,  me ç’rast janë kontrolluar këto tetë lokacione.


“Hetuesit e DKHO-së, të mbështetur dhe përkrahur nga Njësitë Speciale Operative, njësitet patrulluese kanë arrestuar katër të dyshuar për përfshirje në veprat penale: ‘Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’ dhe ‘falsifikim i parave’, të arrestuarit janë I.M.  viti i lindjes 1975, m/k/sh, N.N. viti i lindjes 1975, m/k/sh, N.G. viti i lindjes 1976, m/k/sh, V.I. viti i lindjes 1989, m/k/sh. Si prova materiale janë sekuestruar: 12379.50 euro, dy pako produkte medicinave vlera rreth 10000 euro, pesë fishekë kalibër te ndryshëm, një llaptop, 8 shtëpiza kompjuteri, një DVR, tre telefona celular, dokumentacion të ndryshëm që mund të përdoren për procedura të mëtejme. Po ashtu janë sekuestruar edhe dy bankënota njëra 50 Euro dhe tjetra 20 euro te cilat dyshohet se janë te falsifikuara”, thuhet në njoftim, njofton Telegrafi.

Operacioni është mbështetur edhe nga:  ATK, AKPM dhe Dogana e Kosovës.

Me urdhëresë të Prokurorisë Speciale janë ngrirë të gjitha llogarit financiare të të dyshuarve dhe bizneseve të tyre. Po ashtu me aktvendim të prokurorit dy të dyshuarit e parë janë ndalur në mbajtje për 48 orë, kurse dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori