LAJMI I FUNDIT:

Policia arreston dhe ndalon dy grupe të hajnave në Prizren, vodhën mbi 22 mijë euro

Policia arreston dhe ndalon dy grupe të hajnave në Prizren, vodhën mbi 22 mijë euro
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në disa raste të vjedhjeve në rajonin e Prizrenit.

“Gjatë vitit 2018, 2019 dhe vitit 2020, në fshatin Lubizhdë dhe Skorobisht kishin ndodhur një numër i vjedhjeve nëpër shtëpitë e banorëve të kësaj zone. Zyrtarët policor gjithmonë ishin të përkushtuar të gjenin dëshmi dhe prova në lidhje me kryerësit e këtyre vjedhjeve. Në çdo vend të ngjarjes hetuesit policor kishin dyshimet për veprimet kriminale të cilat i kryenin personat dhe hetuesit filluan me gjurmimin e të dyshimtëve, duke mbledhur gjurmë dhe elemente për veprime hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për këto ngjarje hetuesit bashkëpunuan me Prokurorin e Shtetit në Prizren dhe filluan me masat e fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit ndaj një grupi të caktuar kriminal.


Hetimet fillestare dhanë rezultatet e para dhe fillimisht u arrestuan tre persona të dyshimtë B.S, A.A dhe H.B të cilët tani gjenden në burg dhe në pritje të gjykimit.

“Ndërsa policia po vepronte me masa të fshehta teknike u identifikuan edhe një grup tjetër i përberë nga tre persona tjerë te cilët u intervistuan në cilësinë e personave të dyshimte. Në përgjithësi u zbuluan 7 raste të vjedhjeve në Lubizhdë dhe Skorobisht. Dëmet nga këto raste e kalojnë vlerën materiale mbi 22.000 (mijë euro) euro”, thuhet në njoftim.

Policia rajonale në Prizren është e përkushtuar të punoj, hetoj dhe zbuloj të gjitha rastet e veprave penale, andaj falënderojmë qytetarët e rajonit të Prizrenit për besimin dhe gatishmërinë e dhënë në zbulimin e rasteve penale dhe njëherë kërkojmë që bashkëpunimi të thellohet edhe më shumë në interes te sigurisë dhe mbrojtjes së pasurisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Është larguar nga shtëpia prej 10 ditësh, kërkohet ndihmë për gjetjen e Bekim Varit

Është larguar nga shtëpia prej 10 ditësh, kërkohet ndihmë për gjetjen e Bekim Varit

Lajme
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Vdekja e ish-presidentit gjerman, Sejdiu: Kohler nënshkroi letrën për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Vdekja e ish-presidentit gjerman, Sejdiu: Kohler nënshkroi letrën për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Lajme
Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Lajme
Kalo në kategori