LAJMI I FUNDIT:

Policia arrestoi 25 persona të cilët nuk zbatuan vendimet për COVID-19

Policia arrestoi 25 persona të cilët nuk zbatuan vendimet për COVID-19

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 25 persona.

Arrestimi i tyre u bë si rezultat i moszbatimit të vendimeve të marra nga ana e institucioneve për parandalim të përhapjes së COVID-19.

Nga 25 të arrestuar, 15 prej tyre u arrestuan vetëm në Mitrovicë, 4 në Prizren, 3 në Prishtinë, 2 në Gjakovë dhe 1 në Pejë.


Rastet e plota sipas raportit të policisë:

Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë 17.05.2020 – 01:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.

Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë 17.05.2020 – 01:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.

Rr. Bill Klinton, Prishtinë 17.05.2020 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.

Fsh. Korishe, Prizren 17.05.2020 – 12:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.

Rr. Brigada 125, Prizren 17.05.2020-14:05. Tre të dyshuar meshkuj kosovar janë shoqëruar në stacion policor pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar masat e marrura nga Ministria e Shëndetësisë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit lirohen dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Elez Geci dhe Maxhun Berisha, Deçan 16.05.2020 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rr. Xhelal Hajda, Rahovec 17.05.2020 – 08:35. Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.

Rr. Xhelal Hajda, Rahovec 17.05.2020 – 08:40. Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.

Mitrovicë 16.05.2020- 22:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë duke mbajtur të hapur lokalin e tij, në të cilin kishte katërmbëdhjetë persona të tjerë të cilëve nga inspektorët komunal u janë shqiptuar gjoba. I dyshuari gjatë arrestimit ka kanosur inspektorët. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Drejtësi
Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Kronika e Zezë
Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Drejtësi
Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Lajme
Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Lajme
Kalo në kategori