LAJMI I FUNDIT:

Policët e uritur hëngrën provat

Policët e uritur hëngrën provat

Dy policë nga Hertfordhsirei nuk kaluan mirë në gjykatë pasi që u vërtetua se kishin ngrënë dy ‘pizza’, të cilat më herët i kishin porositur të dyshuarit në shtëpinë e tyre.

Policët, natyrisht, është dashur ta kuptojnë se ‘pizzat’ mund të shërbejnë si prova materiale për vendin e qëndrimit të kriminelëve, si dhe për të parë nëse ishte i njëjti numër telefoni i shkruar në njërën prej kutive.
‘Pizzat’ ishin porositur nga një bandë e cila po keqtrajtonte një shpërndarës droge të cilin e kishin keqtrajtuar dhe plaçkitur, por ai arriti të shpëtojë duke ikur nga dritarja dhe më pas alarmoi policinë.

Megjithatë, sulmuesit ikën para se dy policë të arrinin në vendin e krimit dhe para se shpërndarësi i ‘pizzave’ të sillte ‘pizzat’ në adresën e caktuar.

Shumë shpejtë ‘pizzat’ arritën ndërsa policët ia paguan paratë dhe i hëngrën ‘pizzat’.
Kutitë i hodhën në ulësen e pasme të automobilit zyrtar dhe vetëm më vonë u zbulua se ato mund të kenë shërbyer si prova materiale për kriminelët që i lidhte me vendin e krimit. /Telegrafi/