Policia e Kosovës ka reaguar ndaj disa shkrimeve në portalet serbe, të cilat duke u thirrur në burime brenda këtij institucioni, kanë publikuar informacione për pritjen e arrestimit të disa personaliteteve, që lidhen me hetimet nga Gjykata Speciale.
Policia ka mohuar të gjitha këto informacione, duke thënë se nuk kanë asnjë informacion zyrtar lidhur me këtë çështje.
Reagimi i plotë i Policisë:
Policia e Kosovës, me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik, publikon këtë komunikatë në shenjë reagimi ndaj disa portaleve serbe, njëra ndër to Agjencia e lajmeve të Republika Serbska, SERNA, të cilat kinse nga burime brenda Policisë së Kosovës kanë siguruar informacione për pritjen e arrestimit të disa personaliteteve të ndryshme politike të Kosovës, që ndërlidhen me hetimet nga Gjykata Speciale.
Një dezinformacion të tillë të portaleve serbe i referohen disa portale vendore dhe rajonale, ndër to edhe agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”, me shkrimin e titulluar “ Pas qershorit, me urdhër të speciales pritet arrestimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Xhavit Halitit, Azem Syla etj”.
Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit, dhe siguron të gjithë qytetarët e saj se shkrimet e tilla janë të pavërteta, qëllimkëqija dhe tendencioze që kanë për qëllim njollosjen e Policisë së Kosovës dhe destabilizimin e vendit.
Policia e Kosovës ri-thekson dhe njëherit ri-konfirmon se nuk ka asnjë informacion zyrtar që ndërlidhet me shkrimet apo dezinformacionet e publikuar në portalet serbe, të cilave ju janë referuar edhe disa portale tjera vendore dhe rajonale.
Prandaj, konsiderojmë se opinioni publik duhet të informohet drejt dhe korrekt, pasi që nuk ka asnjë informacion zyrtar në Policinë e Kosovës, lidhur me referimet dhe shkrimet e pavërteta që thirren brenda burimeve të PK-së, të cilat vlerësohen se kanë për synim dëmtimin e imazhit pozitiv të Policisë së Kosovës”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ministria e Energjetikës ka kërkuar të vihen në funksion pajisjet e sofistikuara për matjen e energjisë elektrike

Artizania që ringjall trashëgiminë e Shqipërisë përmes qëndisjes

Taravari: Numrat për ndryshimet kushtetuese i kemi, edhe në bisedimet me OBRM-PDUKM-në eurointegrimi i vendit ishte temë prioritet

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare “L’albanese d’Italia”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë