LAJMI I FUNDIT:

Polaket mund të rreziten lirisht pa jelekë

Polaket mund të rreziten lirisht pa jelekë

Polaket gjatë kësaj vere do të mund të shfaqen në rreze të diellit me gjoks të pambuluar në plazhe dhe pishina pa frikën e deritanishme se policia do të mund t’i dënojë.

Gjykata themelore në qytetin polak Szczecin dje lajmëroi se i ka liruar nga fajësia dy banoret e reja të qytetit, të cilat para gjashtë muajve u dënuan për shkak se në plazhin e qytetit ishin rrezitur pa jelekë.

Gjykata komunale në nëntor u shqiptoi vajzave qortim dhe u caktoi gjobë prej 130 zlotash (30 euro) për shpenzime gjyqësore, me arsyetimin se rrezitja pa jelekë lejohet vetëm në vende saktësisht të caktuara.

Njëra prej vajzave është manekine, fotografitë e së cilës edhe më parë janë publikuar në disa revista polake të dedikuara për lexuesit meshkuj.


Gjykata konstatoi se dy vajzat duke i treguar gjinjtë e tyre lakuriq në plazhin e qytetit nuk kanë shkaktuar "kënaqësi as tmerrim", për shkak të cilës arsye është marrë vendim për lirimin e vajzave nga fajësia.

Dy vajzat e reja gjatë verës së kaluar ishin arrestuar nga policia për shkak se kanë refuzuar ta veshin pjesën e sipërme të kostumeve për larje dhe të paguajnë gjobë.